Psikohistoria është disiplinë shkencore e psikologjisë e cila paraqet një amalgam në mes të psikologjisë, historisë, shkencave shoqërore (humane) dhe arsimore. Më konkretisht ajo merret me hulumtimin e origjinës emocionale të sjelljes së individëve, grupeve dhe kombeve, në të kaluarën dhe në të tashmen duke kombinuar njohuritë shkencore të psikologjisë, sidomos psikanalizës, me metodologjinë e hulumtimit të shkencave sociale dhe humane. Psikobiografia, fëmijëria, dinamika e grupit, mekanizmat e mbrojtjes psikike, ëndrrat dhe krijimtaria janë fushat kryesore të kërkimit psikohistorik. Një pjesë të punës në terren bëhet në fushën e fëmijërisë, kreativitetit, ëndrrave, dinamikës familjare, tejkalimit të fatkeqësive, personalitetit dhe aspekteve psikobiografike. Deri më tani janë bërë studime të konsiderueshme psikohistorike në fushën e antropologjisë, artit, etnologjisë, historisë dhe shkencave politike.

Psikohistoria tërheq pjesën më të madhe të interesimit të saj në aspekte që janë lënë pas dore nga shumica e historianëve, si forca që formojnë historinë njerëzore. Sidomos detajet e lindjes, prindërimit, edukimit dhe abuzimit të fëmijëve.

Sipas mësimeve historike, sociologjike, etj. dhuna ndërkombëtare, shpesh ka shkaqe ekonomike. Psikohistoria mëson se një sjellje e tillë mund të jetë një përpjekje vetëshkatërruese e ripërjetimit të abuzimit dhe neglizhencës nga e kaluara. Ajo pohon se rikujtimet e pavetëdijshme të frikës së hershme, edukimit dhe prindërimit të dobët mund të mbizotërojnë sjelljet, si të individëve, ashtu edhe të shoqërisë në tërësi. [1][2][3][4][5][6]

Shih edhe

Redakto

Referencimet

Redakto
  1. ^ Miller, Alice (1980). For Your Own Good: Hidden Cruelty in Child-Rearing and the roots of violence. New York, NY: Farrar, Straus & Giroux. ISBN 9780374522698. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Murdock, G.P. (1932). "The science of culture". American Anthropologist. 34 (2): 200. doi:10.1525/aa.1932.34.2.02a00020. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Durkheim, Émile (1962). The Rules of the Sociological Method. IL: Free Press. fq. 110. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Milburn, Michael A.; S.D. Conrad (1996). "The politics of denial". Journal of Psychohistory. 23: 238–251. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Rhodes, Richard (2000). Why They Kill: The Discoveries of a Maverick Criminologist. Vintage. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Lloyd de Mause and Psychohistory". Primal Psychotherapy WebPages. Marrë më 2008-03-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  NODES
todo 1