Psikologjia

studim i funksioneve dhe sjelljeve mendore

Psikologjia është studimi shkencor i mendjes dhe sjelljes. Objekti studimor themelor i saj është të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti.[1] Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë. Si shkencë, psikologjia ka qëllime dhe metoda shkencore të përbashkëta me shkenca të tjera si p.sh., me biologjinë, kiminë, sociologjinë dhe antropologjinë.[2][3]

Ky ishte një krijim emocional. Zakonisht nuk më pëlqejnë metaforat vizuale, por më pëlqen mënyra se si doli kjo.
Shkronja e madhe greke psi përdoret shpesh për të përfaqësuar fjalën ose studimin e Psikologjisë.

Fjala psikologji është sinonim i përbërë nga dy fjale greke "psiko (ψυχή)" frymëmarrje, shpirt dhe "logos (λόγος)" studim ose hulumtim. Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt sepse frymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin. Në mitologjinë greke Psiko ka qene një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por nga kurioziteti Psikoja një natë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën në momentin kur e kupton Erosi atëherë e magjeps atë. Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bej një luftë te madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe iu është bashkangjitur Erosit në parajsë. Psika simbolizon shpirtin njerëzor. Gjate shekullit të shtatëmbëdhjetë kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen. Sipas rrugëve Greke psikologjia një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.

Fjala latine psikologjia për herë të parë është përdorur nga humanisti dhe latinisti kroat Marko Marulić nga Spliti në librin e tij "Psichiologia de ratione animae humanae" (Psikologjia mbi themelin e shpirtit njerëzor) botuar në fund të shekullit XV dhe ribotuar disa herë në fillim të shekullit XVI.[4][5] Referime më e hershme e njohur për psikologjinë në gjuhën angleze është nga Steven Blankaart në vitin 1694 në "The Physical Dictionary" që i referohet "Anatomisë, e cila trajton trupin dhe psikologjinë, e cila trajton shpirtin".[6]

Historia

Redakto
 
Diagrami i Dekartit

Studimi i psikologjisë në një kontekst filozofik daton në qytetërimet e lashta të Egjiptit, Greqisë, Kinës, Indisë dhe Persisë. Historianët theksojnë se filozofë grekë si Platoni dhe Aristoteli flisnin për mëndjen dhe mënryat si ajo funksionon në shkrimet e tyre. Që në shekullin e katërt para lindjes së Krishtit, mjeku grek Hipokrati hodhi idenë se ç'rregullimet mendore janë të një natyre fizike dhe jo me prejardhje hyjnore. Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë nga John Locke në vitin 1690, në veprën e tij mbi mësimet shtesë associative. Ai e përshkruan mendjen njerëzore si një pllakë shkrimi të pashkruar (tabula rasa) mbi të ciën mund të shkruhen të gjitha përvojat jetësore. Ndikime të tjera në psikologjinë e hershme vijnë nga biologjia dhe nga Fizika. Charles Darwin, vëzhgimet e të cilit, të bëra gjatë udhëtimit të tij të famshëm përreth botës, u publikuan në librin e tij "Origjina e Llojeve" të vitit 1859, i cili përshkruan përmbledhtazi teorinë e tij të evolucionit. Darvini sugjeroi se kafshët dhe njerëzit shfaqin sjellje që i përshtaten mjedisit dhe i ndihmojnë ata të mbijetojnë. Një vit mbas labrit të Darvinit, Gustav Fechner botoi "Elementet e Psikofizikës" në të cilën ai përshkoi përmbledhtazi metodën eksperimentale të maties së eksperiencës shqisore. Kështu futja e metodave shkencore natyrore ndër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) nga E. H. Helmholtz dhe G. T. Fechner, në shekullin XIX pati si pasojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete, p.sh. me Psikologjinë eksperimentale. Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë erdhi dhe përkufizimi më i plotë i objektit studiues i sajë. Me këtë "teoritë tradicionale substanciale" u zëvendësuan nga teoritë e aktualitetit dhe ato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.

 

Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të u krijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar.Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastit të dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore" ose një përjetimi intuitiv. Në këtë rast Psikologjia paraqite si shkencë e përjetimeve. Sot, pikëpamjet e shkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rolë të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. Njësimi i psikologjisë, si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës. Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin e kohës. Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës.

Data të rëndësishme në Psikologji

Shkollat psikologjike

Redakto

Strukturalizmi

Redakto

Strukturalistet i sqarojne fenomenet psikologjike si te perbera nga "elementet' e vecanta , sikurse biologet dhe qe sqarojnë organizmin të përbërë nga qelizat dhe indet si edhe kimistet qe e sqarojn materien te perber nga atomet dhe molekulat.

Shkollë e cila kontribuon me fillimet zyrtare të psikologjisë me krijimin e laboratorit në Universitetin e Leipzig-ut më 1879. Themeluesit e strukturalizmit Wilhelm Wundt dhe nxënësi i tij E. B. Titchener studiuan vetëdijen e mendjen përmes introspeksionit. Wundt-i mendonte se përmes regjistrimit të kujdesshëm të eksperiencave të vetëdijshme, mund të zbulonte strukturën e elementeve të jetës mendore. Megjithëse përkufizimi i tij për psikologjinë nuk mbijetoi, kjo shkollë dhe themeluesit e saj kontribuan duke mbështetur metodën sistematike të studimit, në përpjekjet për të përcaktuar strukturën e mendjes. Studiuesi Granville Stanley Hall, psikolog amerikan i cili studioi nën ndikimin e Wundt-it zhvilloi aktivitetin e kësaj shkolle me krijimin e Shoqatës psikologjike Amerikane në vitin 1892 dhe të revistës së parë psikologjike amerikane më 1915.

Funksionalizmi

Redakto

Funksionalizmi themelohet nga William James me publikimin e tekstit Parimet e Psikologjisë1890, në të cilën shpreh idetë e tij për atë se cfarë duhet të jetë psikologjia. William James ishte shumë i ndikuar nga puna e Darvinit mbi evolucionin dhe besonte se psikologjia duhet të shpjegojë funksionin e ndërgjegjës në mënyrën sesi ajo ndikon mbi sjelljen. Idetë e Uilliam James çelën rrugën e shkollës së funksionalizmit, e cila e përshkruan psikologjinë si studim të vecorive përshtatëse të vetëdijes dhe sjelljes. Ndërmjet funksionalistëve të rëndësishëm përfshihen

Artikulli i Dawey i vitit 1896 mbi harkun reflektar konsiderohet shpesh si fillimi zyrtar i shkollës funksionale të psikologjisë. Koncepti i harkut reflektar konsiderohej gjithashtu si një parim përbashkues i psikologjisë i psikologjisë duke qënë një rrugë komplekse nervore që përfshihet në një refleks, ai bashkon mendjen dhe trupin. Libri Inteligjenca e kafshëve, i Thorndike, i botuar më 1898 konsiderohet gjithashtu një vepër madhore në këtë drejtim.

Biheviorizmi

Redakto

Biheviorizmi themelohet rreth emrit të John B. Watson, më 1913. Bihevioristët e kritikuan shumë ashpër psikologjinë strukturialiste për shkak të metodës së introspeksionit. Sipas Uotsonit dhe bashkëmendimtarët e tij introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë.Ata theksonin se psikologjia duhet të studiojë vetëm ato fenomene që vërehen nga jashtë dhe që mund të regjistrohen.Sipas Bihevioristëve , metodë shkencore konsiderohet vetëm të vërejturit objektiv.Biheviorizmi ishte nën ndikimin e Ivan Pavlovit dhe studimeve të tij në fushën e kushtëzimit . Uotsoni , thoshte se pothuajse e tërë sjellja formësohet në ambient, duke përforcuar (shpërblyer) veprime e shprehi të caktuara. Ata besonin se psikologjia duhet të jetë një shkencë "Solide" si fizika dhe kimia.

Shkolla Geshtaltiste

Redakto
 

Max Wertheimer konsiderohet zakonisht si lideri i shkollës krahas Wolfgang Kohler dhe Kurt Koffka. Ata besonin se njerëzit janë më tepër se shuma e pjesëve të tyre dhe se nuk mund ta kuptonin të tërën duke studiuar vetëm pjesët. Fjala gjermane gestalt do të thotë "e tëra" dhe se qëllimi i psikologjisë gestaltiste ishte të studionte personin e tërë.

Psikoanaliza

Redakto
 
Kongresi psikoanalitik, 1911

Shkolla e fundit e rëndësishme historike që ndikoi në psikologji ishte psikoanaliza. Pothuajse përafëersisht në të njëjtën kohë kur bihejviorizmi dhe geshtaltizmi ishin duke u formuar, një mjek i ri austriak Sigmund Freud filloi të përdore hipnozën të huazuar nga Jean-Martin Charcot si një metode për të trajtuar njërëzit me probleme emocionale. Kështu, Freud zbuloi se njërëzit e hipnotizuar ishin të aftë të kujtonin ndjenjat të cilat i perkisnin fëmijërisë së hershme. Freud besonte se eksperienca e shkuar për të cilën personi është jo i vetëdijshëm ndikon shumë në sjelljen aktuale. Problemet emocionale nganjëherë mund të ndikojnë në një individ në një mënyrë negative dhe prandaj ekziston psikoanaliza për të ndihmuar njerëzit me këtë lloj problemi.

Degët e Psikologjisë

Redakto

Degët të cilat ndahet Psikologjia:

  • Psikologjia fiziologjike - studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin.
  • Psikologjia eksperimentale - psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut.
  • Psikologjia zhvillimore - studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshës dhe bën studime etapa-etapa.
  • Psikologjia sociale- studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.[2]
  • Psikologjia klinike - pjesa më e madhe e psikologeve të klinikës i zbatojnë njohurit psikologjike dhe parimet në diaznifikimin e sjelljeve , sëmundjeve mentale, konfliktit familjar e martesore.
  • Psikologjia e këshillimit- përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te psikologjia klinike, vetëm se te psikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës, student, në kapërcimin e problemeve të tyre.
  • Psikologjia pedagogjike (edukative) me nëndegët ose subdisiplinat e saj Psikologjia shkollore dhe Psikologjia e të mësuarit - psikologët e kësaj fushe kryejnë vlerësimin e gjendjes psikologjike të nxënësve, këshillimin e mësuesve dhe nxënësve për problemet e mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe trajnimin e tyre lidhur me problemet e adoleshencës dhe cështjeve të zhvillimit.Ndonjeherë bëjnë ekspertin në gjykatë kur kërkohet vlerësimi i të miturit. Gjithashtu psikologët shkollorë këshillojnë prindërit e nxënësve me problematika shkollore dhe sociale. Ndërsa Psikologet e edukimit hulumtojnë dhe sugjerojnë teknika të reja në mësimdhënie.[2]
  • Psikologjia industriale dhe organizative - psikologët industrialë që ndonjëherë quhen edhe psikologë të organizimit, punojnë kryesisht në organizata punuese. Ata merren me zgjedhjen e punonjsëve më të përshtatshëm për vendpunimet e caktuara ose në zhvillimin e programeve të trajnimit të punonjësve. Analiza e punës është hapi i parë për të përcaktuar se cfarë kërkohet që të bëjë punonjësi i ri.
  • Psikologjia e komunikimit - studion individin dhe mënyrën sesi ai ndërton marrëdhëniet me të tjerët nëpërmjet procesit të komunikimit. Komunikimi konsiderohet si një akt ndërpersonal mjaft i larmishëm.

Metodat e kërkimit shkencor

Redakto

Metodologjia e kërkimit shkencor është një pjesë e rëndësishme e psikologjisë. Metodat më të rëndësishme që perdoren në shumicën e degëve të psikologjisë janë: vëzhgimi natyror, intervistimi, anketimi, testimi, studimi i rastit dhe eksperimenti.

Vëzhgimi natyror

Redakto

Teknikë studimore e cila bazohet në principin e "pasivitetit" dhe shërben për të regjistruar informacione për subjekte në mjedisin e tyre normal. Dobësia e kësaj teknike konsiston në faktin së studiuesit mund të influencojnë mjedisin në të cilin ndodhen dhe si rrjedhojë vetë sjelljet për të cilat kryhet studimi.

Intervistimi

Redakto

Në intervistë subjekti bashkëvepron me psikologun duke iu përgjigjur pyetjeve verbale. Intervistimi ndërtohet në mënyrë të atillë që të merret informacion mbi një subjekt si prej sjelljeve të tij ashtu edhe prej përgjigjeve që jepen ndaj pyetjeve. Intervistat mund të jenë të strukturuara, të pastrukturuara ose pjesërisht të strukturuara.

Anketimi

Redakto

Metodë studimore e cila lejon vjeljen e një informacioni të gjërë për një kohë relativisht të shkurtër. Karakterizohet nga pyetje të shkurtra dhe të shkruara, të cilave zakonisht njeriu mund t'iu përgjigjet shkurt. Një anketim i rëndësishëm që zhvillohet në çdo dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ai për regjistrimin e popullsisë. Studimi i bazuar në anketim merr përgjigje të shkruara tepër shpejt. Por, një dobësi e anketimit është se përgjigjet mund të mos jenë plotësisht të ndershme. Megjithatë anketimi është një mjet shkencor popullor në shkencat sociale dhe në shkencat e sjelljes.

Matja në studimet psikologjike

Redakto

Teknikat e matjes ndihmojnë në grumbullimin dhe analizimin në mënyrë efektive të dhënat mbi sjelljen. Ka dy grupe teknikash të analizës së të dhënave.

Statistika deskriptive

Redakto
 
Kurba e shpërndarjes normale

Kjo teknike ndihmon në mbledhjen e një sasije të madhe të dhënash.[7] Një kurbë normale ka po aq rezultate të ulta sa edhe të larta, me frekuencë më të lartë të rezultateve në mesin e saj. Shumë karakteristika duke përfshirë rezultatet e intelligjencës, gjatësinë dhe peshën kanë tendencën të bien brenda një shperndarjeje normale. Treguesit e tendencë s qëndrore si mesatarja aritmetike, na japin një numër që përfaqëson gjithë kampionin e popullsisë .

  • Frekuenca e shpërndarjes. Karakteristikë e cila shpreh frekuencën e shfaqjes së të njëjtit rezultat. Ajo lejon studiuesin të paraqesë grafikisht informacionin e grumbulluar. Grafiku i frekuencës së shpërndarjes quhet poligoni i frekuencës
  • Tendenca qëndrore. Trequesit e tendencës qëndrore na japin një numër i cili përfaqson të gjithë grupin apo kampionin. Një nga treguesit më të zakonshëm është mesatarja aritmetike. Zakonisht kur njerëzit flasin për rezultation mesatar, i referohemi mesatares aritmetike.
  • Ndryshueshmëria. Treguesit e ndryshueshmërisë trergojnë sesa dhe sesi janë të shpërndara rezultatet në të dhënat.
  • Analiza faktoriale Procedure e cila përdoret për të përcaktuar marrëdhëniet ndërmjet ndryshoreve.

Statistika deduktive

Redakto

Kjo teknikë lejon realizimin e përgjithsimeve për një rezultat i cili bazohet në një numër të kufizuar subjektesh. Tërësia e individëve nga ku zgjidhen subjektet e grupit eksperimental quhet popullatë. Subjektet që përfshihen në grupin eksperimental përbëjnë atë që quhet kampioni. Psikologët përdorin disa teste, ndë të cilat përfshihen testi-t, analiza e variancës dhe testi HI2.[8]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Nushi, Pajazit:(1987). Fjalor i psikologjisë. Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, fq. 236. OCLC 959830434
  2. ^ a b c Osmani, Shefik (1983), Fjalor i pedagogjisë, Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori", fq. 557 - 566, OCLC 17442147, OL 2978079M {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Psikologjia". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 772. OCLC 734077163. OL 25081974M. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Classics in the History of Psychology – Marko Marulic – The Author of the Term "Psychology"". Psychclassics.yorku.ca. Marrë më 10 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Vidal, Fernando (2011). The Sciences of the Soul: The Early Modern Origins of Psychology. University of Chicago Press. fq. 25. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ (Steven Blankaart, p. 13) as quoted in "psychology n." A Dictionary of Psychology. Edited by Andrew M. Colman. Oxford University Press 2009. Oxford Reference Online. Oxford University Press. oxfordreference.com
  7. ^ Gravetter, F. J., & Wallnau, L. B. (1988). Statistics for the behavioral sciences (2nd ed.). St. Paul, MN: West.
  8. ^ Nushi, Pajazit (3 nëntor 2017). Psikologjia 12. Prishtinë: Libri Shkollor. fq. 6–7. ISBN 978-9951-07-905-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |first1= (Ndihmë!)

Lidhjet të jashtme

Redakto
  NODES
Done 1
eth 5
freud 4
orte 1
see 1
Story 1