Qeveria Federale e Shteteve të Bashkuara

Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara apo qeveria e SHBA është qeveria kombëtare e Shteteve të Bashkuara, një republikë federale e vendosur kryesisht në Amerikën e Veriut, e përbërë nga 50 shtete, 5 territore të mëdha vetëqeverisëse, disa zotërime ishujsh, distrikti federal dhe kryeqyteti kombëtar i Uashington, D.C, ku është vendosur pjesa më e madhe e qeverisë federale.

Stema më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç përshkruhet në pasaporta, ambasada dhe Vula e Madhe.

Qeveria federale e SHBA-së, nganjëherë e referuar thjesht si "Uashington", përbëhet nga 3 degë të dallueshme: legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, kompetencat e të cilave u jepen nga Kushtetuta e SHBA-së në Kongres, presidenti dhe gjykatat federale, përkatësisht. Kompetencat dhe detyrat e këtyre degëve përcaktohen më tej nga aktet e Kongresit, duke përfshirë krijimin e departamenteve ekzekutive dhe gjykatave inferiore ndaj Gjykatës së Lartë të SHBA.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  NODES