Radha e veprimeve matematike është një shprehje e cila paraqet një koleksion rregullash që përcaktojnë procedurat të cilat duhet të ndiqen për të kryer një detyrë ose shprehje të dhënë matematike. Më konkretisht kjo do te thotë kur veprimet matematike (mbledhje, zbritje, shumëzim, pjesëtim) kryhen sipas radhës.

Kjo radhitje është:

  • 1. Shumëzimi dhe pjesëtimi ;
  • 2. Mbledhja dhe zbritja

Radha e veprimeve është nga majtas djathtas.

Kjo do te thotë që kur kemi një detyrë me shumëzim, pjesëtim, mbledhje dhe zbritje së pari duhet te kryhet shumëzimi ose pjesëtimi pastaj mbledhja ose zbritja, sipas radhës, nga e majta në të djathtë.

Rasti me i thjeshte është:

2 + 2×2 = 6 sepse 2×2 = 4 dhe 4 + 2 = 6.

18 ÷ 6 × 3 = 9 sepse 18÷6= 3 dhe 3×3 = 9


Radha e veprimeve mund edhe të ndryshojë nëse ne vendosim kllapa si p.sh:

(2 + 2) = 4×2 = 8 ose

[(10/2)×5] - 3 = [5×5] - 3 = 25 - 3 = 22 ose

{[(14 - 4) + 4]/7}×3 = {[10 + 4]÷7}×3 = {14÷7}×3 = 2×3 = 6.

Kur kemi dy veprime të njëpasnjëshme me një veprim që kryhet me pare në mes atëherë dy veprimet shumëzohen , pjesëtohen, mbledhen ose zbriten si p.sh:

(2 + 2)*(4 + 4) = 4×8 = 32 ose

(4 + 4)÷(8 - 4) = 8÷4 = 2.

Kllapat

Redakto

Kllapat janë tre lloje:

  • 1. Gjarpërueshe {}
  • 2. Katrore []
  • 3. Të rrumbullakëta ()

Ndërmjet kllapave ne mund të ndryshojmë radhën e veprimeve në detyrë ( shih shembujt me lart).

Kur kemi me shumë se 1 veprim në një kllape atëherë kllapa përsëritet për aq here veprime si p.sh:

(1 + 2 + 3 + 4 + 5) = (3 + 3 + 4 + 5)×3 = (6 + 4 + 5)×3 = (10 + 5)×3 = 15×3 = 45.

Kur kemi dy veprime me kllapa te vogla dhe me pas një veprim tjetër, automatikisht shtohen edhe kllapat e mëdha:

[(55 + 446) - (67 - 3)]*5 = [(501) - (64)]*5 = 2185.

Kjo ndodh sepse nëse detyra do të ishte

(55 + 446) - (67 - 3)*5 , atëherë ajo do të ishte e barabartë me 501 - 64*5 = 501 - 320 = 181

Brenda kllapave të mesme mund të jenë 1 - 3 kllapa te vogla (me përjashtime)

Brenda kllapave gjarpërueshe mund te jenë 1 - 2 kllapa te mesme (me përjashtime)

Brenda kllapave gjarpërueshe mund te jenë 1 - 6 kllapa te vogla.

Brenda kllapave mund të jenë 100 veprime e më shumë por kllapa duhet të përsëritet 100 herë ose për aq veprime sa ka në kllapë.

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • George Mark Bergman: Order of arithmetic operations Arkivuar 2017-03-05 tek Wayback Machine
  • Education Place: The Order of Operations Arkivuar 2017-06-08 tek Wayback Machine
  • Stapel, Elizabeth. "The Order of Operations: PEMDAS". Purplemath (në anglisht). Marrë më 2020-08-22.
  • Bergman, George Mark (2013-02-21). "Order of arithmetic operations; in particular, the 48/2(9+3) question" (në anglisht). Department of Mathematics, University of California. Arkivuar nga origjinali më 2020-05-20. Marrë më 2020-07-22.
  • "The Order of Operations". MathSteps: What is it? (në anglisht). Houghton Mifflin Company. 1999. Arkivuar nga origjinali më 2020-07-21. Marrë më 2020-07-22.
  • "Bodmas Rule - What is Bodmas Rule - Order of Operations". vedantu.com (në anglisht). Marrë më 2019-08-21.
  NODES