Rendi gjigand i njohur edhe si rendi kolosal, është rend kolonat ose shtyllat e të cilit shtrihen të dy ose më shumë kate. Në të njëjtën kohë, rendet më të vegjël mund të përdoren në arkada ose dritare dhe dyer brenda kateve që janë përfshirë nga rendi gjigand.[1] Dallon nga vendosja klasike të zgjedhur në arkitekturën romake për ndërtesat me shumë kate, atje ku lartësia e një kolone përputhet me atë të një kati (siç mund të vërehet te Koloseu). Megjithë faktin që edhe në periudhën e lashtë ka ndërtime strukturat e të cilave i afrohen rendit gjigand, duhet thënë se kjo strukturë u teorizua dhe u përhap seriozisht nga Arkitektura e rilindjes.[2] Një nga përdorimet më të hershme të këtij stili në Rilindje ishte Bazilika e Sant'Andrea-s në Mantova, e projektuar nga Leon Battista Alberti dhe e filluar në vitin 1472. Nga vizatimet e Raffaellos për pallatin e tij në Romë në një bllok të veçuar duket se gjithë façatat ishin projektuar me shtylla të rendit gjigand që ngriheshin në lartësinë e plotë të dy kateve. Ai duket se e kishte bërë këtë në dy vitet para vdekjes së tij në vitin 1520, duke e lënë ndërtesën të pafilluar.[2] U zhvillua më tej nga Michelangelo Buonarroti në pallatet në kodrën kapitolin në Romë (1564-68), ku kombinoi shtyllat gjigande të rendit korintik me kolonat e vogla të rendit jonik që vendoseshin në dritaret e katit të sipërm dhe lozha e poshtme.[3] Rendi gjigand u bë një karakteristikë e arkitekturës manieriste të fundit të shekullit të XVI dhe asaj baroke. Përorimi i tij nga Andrea Palladio e justifikoi përorimin e tij nga lëvizja e shekullit të XVII e njohur si arkitektura palladiane ose neo-palladiane. Vazhdoi të përdorej në Arkitekturën e Beaux-Arts të viteve 1880-1920, si për shembull në James Farley Building të New Yorkut, që konsiderohet si kolonada korintike e rendit gjigand më e madhe në botë. Përdorimi i tij mund të vërehet madje edhe në arkitekturën postmoderne.

Bazilika e Shën Pjetrit në Romë

Galeri shembujsh

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ encyclopedia
  2. ^ a b Roger Jones & Nicholas Penny: Raphael; Yale, 1983, ISBN 0-300-03061-4, fq. 224-226
  3. ^ Michelangelo's innovative giant order at the Campidoglio.

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES