Shkrirja e Sheqerit të pastër
Temperatura(C) g Sarkozi/g Ujë
50 2.59
55 2.73
60 2.89
65 3.06
70 3.25
75 3.46
80 3.69
85 3.94
90 4.20

Sakaroza është dysakaridi më i rëndësishem . Është mjaft i përhapur në botën bimore. Në sasi më të madhe gjendet në kallam të sheqerit(14-26%) që kultivohet në vendet e ngrohta, dhe në panxhar sheqeri(16-20%), i cili kultivohet në Europë.Material per veshje. Nga këto bimë përfitohet edhe në industri. Sakarozi formohet me kondensimin e dy molekulave të monosakarideve si dhe glukozës dhe fruktozës, siç shihet nga reaksionet:

C6H12O6 + C6H12O6 → C12H22O11 + H2O

Vetitë fizike

Redakto

Sakarozi është substancë kristalore me ngjyrë të bardhë, e cila tretet mirë në ujë. Shkrihet në 184°C dhe në qoftë se nxehet në 200°C bëhet i murrmë dhe me emrin karamelë shërben pë ngjyrosjen e pijeve freskuese dhe ëmbëlsirave.


Vetitë kimike

Redakto

Sakarozi është sheqer joreduktues. Nëse veprohet me enzime ose me acid klorhidrik HCl të holluar, skaroza hidrolizohet dhe shpërbashkohet në glukozë dhe fruktozë.

C12H22O11 + H2O → C6H12O6 + C6H12O6

Sakarozi përdoret për ushqim, për përgatitjen e ëmbëlsirave, pijeve alkoolike në farmaci etj.

  NODES