Sopor Æternus & the Ensemble of Shadows

bandë muzikore gjermane

Sopor Aeternus - A Strange Thing to Say.jpg Sopor Aeternus & the Ensemble of Shadows i referuar ose i njohur ndryshe si Sopor Aeternus ose thjesht Sopor,[1]) është një projekt muzikor i zhanrit darkwave me qendër në Frankfurt, i themeluar në 1989 nga Anna-Varney Cantodea. Krijimtaria artistike e Anës është ekstremisht e personalizuar, melankolike dhe me nota pesimizmi, duke marrë frymëzim nga një sërë zhanresh muzikore dhe vizuale. Muzika e saj ka mbledhur shumë ndjekës nga anembanë botës.[2]

Anna-Varney Cantodea

Redakto

Pseudonimi i Cantodeas rrjedh nga disa burime. Së pari, emri Anna së bashku me emrin latin cantodea përbëjnë një neologjizëm që do të thotë “Unë këndoj, perëndeshë”. Ajo e ka përdorur edhe emrin skenik “Varney” përpara vitit 1997, një emër që është shkëputur nga historia horror e letërsisë gotike viktoriane Varney, the Vampire; or the Feast of Blood.

Cantodea është transgjinore dhe identifikohet me identitetin gjinor genderqueer.[3][4] Thuhet se ajo ka ndeshur shpeshherë dhunë fizike nga familjarët si dhe nga bashkëmoshatarët për shkak të identitetit të saj.[4]

Ajo perceptohet nga të tjerët si një individ i izoluar dhe i tërhequr nga të tjerët. Ajo është shprehur se paçka ndjekësve të shumtë të muzikës së saj, nuk dëshiron të performojë në publik. Cantodea duket se është mikeshë me autorin okult Raven Digitalis, i cili është një prej menaxherëve të faqes zyrtare të "Sopoer Aeternus". Ajo adhuron shkrimtarin Edgar Allan Poe, duke adoptuar poemat e tij në shumë raste në këngët e Sopor Aeternus; gjithashtu advokon për shumë lëvizje sociale duke përfshirë këtu të drejtat e kafshëve, të drejtat LGBT, grupimet e vegjetarianëve dhe veganëve etj. Cantodea është një person shumë spiritual dhe e përkushtuar ndaj hyjnisë Roman Saturni. Ajo ka kombinuar simbolin astrologjik të Saturnit me atë të Jupiterit duke rkijuar simbolin e Jusës, një ikonë që reflekton spiritualitetin e saj dhe është bërë një element identifikues për të si dhe për muzikën e saj.[5]

Historia

Redakto

1989-1995

Redakto

Sopor Aeternus& the Ensemble of Shadows u themelua prej Anna-Varney (njohur ndryshe si Varney) dhe Holger, dhe fillimisht njihej si projekti muzikor me emrin Neue Deutsche Todeskunst. Të dy u takuan në Frankfurt në një klub me emrin Negativ, në një prej daljeve të ralla në publik të Annës. Cantodea dhe Holger punuan së bashku me një buxhet shumë të ulët në mënyrë që të blinin pajisjet muzikore dhe të regjistronin muzikë në tre kasetat: "Es reiten die Toten sp schnell", "Rufus" dhe "Till Time and Times Are Done". Tre kasetat muzikore u regjistruan gjatë periudhës 1989 dhe 1992. Këto kaseta u mblodhën në një triologji të referuar si “Blut der Schwarzen Rose” ose “Triologjia e pavdekshme”. Pak pas lançimit të kasetave në treg, Holger e braktisi projektin Sopor Aeternus. Në 1994 Varney nënshkroi bashkëpunim me shtëpinë diskografike Apocalyptic Vision duke lançuar albumin e saj të parë, "Ich tote mich". Albumi sikurse kasetat përpara tij, dëfton muzikë të stilit darkwave, duek rivokuar imazhe të vdekjes, dëshpërimit, pesimizmit filozofik dhe vampirëve. Ende nuk dihet nëse Varney ka marrë ndihmë financiare për të prodhuar këngën.

1995-2003

Redakto

Albumi i dytë i Sopor Aeternus, "Todeswunsch", solli një stil të ri për projektin e Anës. Teksa albumi vijoi të kishte elemente të muzikës darkwave, ai u zhvesh nga përdorimi i instrumenteve të shumtë në sfond. Albumi i tretë me emër "The Inexperienced Spiral Traveller", u lançua në 1997 së bashku me miksimin e albumit Voyager: The Jugglers of Jusa. Në këtë periudhë Varney ndryshoi emrin në Anna-Varney Cantodea.

2003- e tashmja

Redakto

Në 2003 producenti John. A.Rivers u bë producenti i albumit të 7 me titull Esreiten die Toten so Schnell. Që prej atij albumi Rivers u kthye në producentin e të gjitha albumeve të Sopor Aeternus.

Karakteristikat muzikore

Redakto

Vija melodike e muzikës së Sopor Aeternus i ka rrënjët në muzikën barok, duke ruajtur përdorimin e shpeshtë të instrumentave prej bronzi,druri,telash,këmbanave dhe kitarat. Prodhimet e para muziore përfshinin dhe elementë të daulleve elektronike, ndërsa albumet e mëvonshme përfshinin dhe perkusionet. (9) Edhe pse e konsideruar si bandë muzikore në stilin darkwave, Cantodea ka injoruar këtë emërtim dhe është shprehur se thjesht krijon “muzikë për shpirtrat e vdekur”. Cantodea është shprehur se krijon muzikë shumë të personalizuar, bazuar në eksperienat e saj personale. Temat kryesore janë vdekja, vetmia, dhimbja, mërzia, spiritualiteti dhe dështimi, së fundmi Cantodea ka përfshirë okultizmin, seksualitetin dhe romancën në tekstet e saj. Një tematikë që ndeshet në muzikën e Sopor Aeternus është dhe transseksualizmi, sidomos ndërhyrja kirugjikale për ndryshimin e seksit biologjik.

Referime

Redakto
  1. ^ "SOPOR AETERNUS (official) | Listen and Stream Free Music, Albums, New Releases, Photos, Videos". Myspace.com. Marrë më 2016-08-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "SOPOR AETERNUS & The Ensemble Of Shadows". Soporaeternus.de. Marrë më 2016-08-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elferen, Isabella van; Weinstock, Jeffrey Andrew (2015). Goth Music: From Sound to Subculture. New York: Routledge. fq. 44. ISBN 9781317962977. Born male and never operated, Cantodea rejects fixed gender and regards herself as both/neither male and/nor female. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2008. Marrë më 2009-12-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2008. Marrë më 2009-12-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES