Steven John Wilson (i lindur më 3 nëntor 1967) është muzikant anglez, i asocuar më së shumti me zhanrin progressive rock. Aktualisht një solo artist, ai u bë i njohur si themeluesi, kitaristi kryesor, këngëtari dhe këngëshkruesi i grupit Porcupine Tree, dhe si anëtar i disa grupeve tjera.

Steven Wilson
Background information
Emri i lindjesSteven John Wilson
Lindi (1967-11-03) 3 nëntor 1967 (57 vjeç)
Kingston upon Thames, Londër, Angli
OrigjinaHemel Hempstead, Hertfordshire, Angli
ZhanretProgressive rock · progressive metal · ambient · alternative rock · drone · post-progressive · psychedelic rock
Muzikant, producent
Instrument(et)Vokal, kitarë, bas kitarë, piano, tastierë, mellotron, hammered dulcimer, flautë, banjo, sampler, organo, autoharp, programim
Vitet aktik1983–prezent
LabeliKscope, Caroline International
Websitestevenwilsonhq.com

Wilson është kompozitor, producent, inxhinier i zërit, kitarist dhe sintisajzerist i vetë-mësuar, i cili gjithashtu luan edhe në instrumente tjera sipas nevojës, si bas kitarë, autoharp, hammered dulcimer dhe flautë. Pavarësisht se është i lidhur kryesisht me muzikën prog, ndikimi dhe veprat e tij kanë përfshirë zhanre të ndryshme si psychedelia, pop, metal ekstrem, elektronikë dhe jazz, ndër të tjera, duke zhvendosur drejtimin e tij muzikor nëpër albumet e tij. Koncertet e tij përfshijnë zërim kuadrafonik dhe vizualizime komplekse. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me artistë të tjerë si Opeth, King Crimson, Pendulum, Jethro Tull, XTC, Yes, Marillion, Tears for Fears, Roxy Music dhe Anathema.

Karriera frytdhënëse e Wilson që përfshin më shumë se 30 vjet është përcjellur nga brohoritja kritike. Çmimet e tij përfshijnë katër nominime për Grammy Award, dy me Porcupine Tree, një me grupin tjetër të tij Storm Corrosion, dhe një si solo artist. Në vitin 2015 ai fitoi tri çmime nga Progressive Music Awards në Londër për shërbimet e tij në këtë zhanër, ku ai u dekorua me titullin "mbreti i prog rock". Sidoqoftë, veprimtaria e tij kryesisht ka qëndruar larg rrymave qendrore të muzikës, duke bërë që publikimet e tilla si The Daily Telegraph ta përshkruajnë atë si "artisti më i suksesshëm britanik për të cilin ju nuk keni dëgjuar kurrë."

Diskografia

Redakto

Solo albumet

Redakto
  NODES
Intern 1
languages 1
os 4
web 1