Tema:

  • 1. Anë e jetës ose dukuri e rëndësishme, që pasqyrohet në një vepër artistike ose bëhet objekt kërkimi e studimi në një vepër shkencore. Temë e sotme. Temë e gjerë (e parrahur, qendrore). Temë shoqërore. Temë vjetore. Tema e fshatit (e qytetit, e punës, e luftës, e ndërtimit socialist). Tema e veprës (e punimit, e hartimit). Tema e romanit (e novelës, e tregimit). Temë diplome. Caktimi (punimi) i temës. E përfundoi (e shteroi) temën.
  • 2. muz. Motivi themelor i një vepre muzikore ose i një pjese të saj, mbi bazën e të cilit zhvillohet e gjithë vepra ose pjesa. Tema muzikore. Tema e parë e kohës së parë.
  • 3. Çështje, rreth së cilës jep mendim a flet dikush; ajo që përshkon e përcakton përmbajtjen e një bisede, të një diskutimi, të një mbledhjeje etj. Tema e mbledhjes (e bisedimit). Tema e mësimit. Hyri në temë
  • a) folësi: filloi të flasë për vetë thelbin e çështjes;
  • b) dëgjuesi: filloi të kuptojë për se a për kë flitej. Kapërceu nga një temë në një temë tjetër. Doli nga tema filloi të fliste për diçka që s'kishte lidhje me çështjen që trajtohej.
  • 4 Gjuhë.Tema gjindet duke i hequr parashtesën,prapashtesën dhe mbaresën Temë e parme (e prejardhur). Temë emërore (mbiemërore, përemërore foljore, ndajfoljore). Temë fjalëformuese pjesa e një fjale që shërben si bazë a burim për formimin e fjalëve të reja p.sh. gur- t, gur-ore, i n-gur-të, gur-th etj.; bukur- te bukur-i, bukur-ezë, bukur-osh, z-bukur-oj, bukurshkrim etj.

Burimi

Redakto

http://www.fjalori.shkenca.org/

  NODES
languages 1
os 5