Dallgët ose valët e detit shkaktohen nga veprimi i faktorëve të jashtëm, përkatësisht nga erërat, të cilat prishin ekulibrin e pasqyrës së detit dhe i detyrojnë thërmijat e ujit të lëvizin. Vetite e valës varen nga shpejtësia e erës, zgjatja e saj, si dhe sipërfaqja dhe thellësia e detit ku formohen valët. Ato zakonisht arrijnë lartësinë deri në 4 m dhe gjatësi prej afro 100 m. Valët e larta shkaktohen nga erëra të fuqishme që kanë drejtim të qëndrueshëm. Detarët kanë shënuar valët me lartësi deri 34 m, mirëpo ato rrallë tejkalojnë lartësinë më të madhe se 15 m. Në detin Adriatik lartësia më e madhe e valëve arrin deri në 10 m.

Valët janë lëvizje karakteristike të cilat formohen kryesisht nga erërat. Sa më te mëdha të jenë erërat aq me të mëdha janë valët. Rrallë herë ato mund të jenë me lartësi prej 6-7m. Valët që formohen nga vullkanet ose nga temetet quhen cuname me lartësi prej 30m.

  NODES
languages 1
os 2