Verona (italisht Verona) është një qytet rajonin VenetoItalisë, kryeqyteti i Provincës së Veronës. Është një nga destinacionet kryesore turistike në Italinë Veriore për shkak të trashëgimisë së saj artistike dhe disa panaireve, shfaqjeve dhe operave vjetore, siç është sezoni lirik në Arena, një amfiteatër i Romës së lashtë.

Verona
Pamje nga Verona
Pamje nga Verona
Popullsia
 • Gjithsej258 373 (31 tetor 2.020)
Emri i banorëveVeronesi
{{{postal_code_type}}}
37100, 37121-37142
Faqja zyrtarewww.comune.verona.it

Dy dramët e Uiliam Shekspirit ndodhen në Verona; Romeo dhe Zhuljeta dhe Dy Zotërinjët e Veronës (The Two Gentlemen of Verona). Është e panjohur nëse Shekspiri ka vizituar ndonjëherë Veronën apo Italinë, por dramat e tij kanë joshur shumë vizitorë në Verona dhe qytete përreth. Qyteti është shpallur një vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO për shkak të strukturës dhe arkitekturës së tij urbane.

Historia

Redakto

Midis shekullit 13 dhe 14 qyteti drejtohej nga Familja Della Scala. Nën sundimin e familjes, në veçanti të Cangrande I della Scala, qyteti përjetoi prosperitet të madh, duke u bërë i pasur dhe i fuqishëm dhe duke u rrethuar me mure të reja. Epoka e Della Scala mbijetohet në monumente të shumta përreth Veronës.

Gjeografia

Redakto

Verona ka një klimë subtropikale të lagësht karakteristike të fushave të brendshme të Italisë Veriore, me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë e të lagësht, edhe pse liqeni Garda ka një ndikim të pjesshëm në qytet.[1] Lagështia relative është e lartë gjatë gjithë vitit, veçanërisht në dimër kur shkakton mjegull, kryesisht nga muzgu deri vonë në mëngjes, megjithëse fenomeni është bërë gjithnjë e më i rrallë në vitet e fundit.

Demografia

Redakto
Grupet më të mëdha të banorëve që kanë lindur jashtë Italisë[2]
Vendi ku kanë lindur population_total
  Rumania 12,520
  Sri Lanka 7,234
  Moldavia 5,008
  Nigeria 3,233
  Maroku 2,857
  Shqipëria 2,500
  Kina 1,975
  Gana 1,444

Në 2009, 265,368 njerëz kan banuar në Veronë, 47.6% meshkuj dhe 52.4% femra. 87% e popullit ishin Italian. 3.6% ishin emigrantët prej Evropës (sidomos t'Rumanisë), 2.03% prej Azisë Jugore, dhe 1.5% prej Afrikës. Qyteti është kryesisht katolik, por për shkak të emigracionit, janë edhe besimarët fesë ortodokse dhe Islame.

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Redakto

Binjakëzimet

Redakto

Verona është e binjakëzuar me:[3]

Pakte miqësore

Redakto

Verona ka marrëdhënie miqësore me:[3]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Thomas A. Blair, Climatology: General and Regional, Prentice Hall pages 131–132; Adriana Rigutti, Meteorologia, Giunti, p, 95, 2009.
  2. ^ Cittadini Stranieri - Verona
  3. ^ a b "Grandi Eventi - Gemellaggi e Patti d'Amicizia". comune.verona.it (në italisht). Verona. 5 shtator 2019. Marrë më 2019-12-16.
  NODES
Done 1
eth 7