Vesa
Vesa e mëngjesit bën pjesë në reshjet e ulëta atmosferike. Gjatë netëve të kthjellëta e të qeta dhe të ftohura, vegjetacioni i ulët dhe sipërfaqja tokësore ftohen, avulli i ujit nê kontakt me bimët kondensohet dhe formon vesën. Edhe pse si sasi e vogël e ujit, në viset e thata, vesa ka rëndësi të madhe për kulturat bujqësore.
Shpesh, herët në mëngjes, pemët, barërat dhe bimët e tjera mbulohen nga pikëza të vogla uji. Ato vijnë nga frymëmarrja e bimëve ose nga ajri i pasur me avuj uji, që ftohen dhe bien në formë vese. Nuk duhet ngatërruar vesa me frymëmarrjen e bimëve. Vesa vjen nga dendësimi i avujve te ujit që ka ajri, kur ato ndeshen me tokën e ftohtë ose sendet që ndodhen mbi të. Pikëzat e vesës shfaqen, pra, jo vetëm mbi bimët, por edhe mbi çdo send tjetër, mbi rrugë etj. Kur netët janë të ngrohta, bimët nxjerrin nëpërmjet gjetheve pikëza uji për të ruajtur freskinë. Këto pikëza, të quajtura gabimisht vesë, mbulojnë vetëm gjethet e bimëve dhe jo gjësendet tjera.