Vihara
Vihara është një termi sanskritisht dhe pali për një manastir budist. Fillimisht nënkuptonte "një vend të mbyllur për të shëtitur" dhe referoheshin si "banesa" ose "strehime" të përdorura nga nga murgjit shëtitës (bhikkhu) gjatë stinës së shirave. Shteti veriror i Indisë Bihari e ka marrë emrin e tij nga fjala "vihara", për shkak të numrit të madh të manastireve budiste në atë zonë. Fjala "vihara" është huazuar edhe në gjuhën malai ku shqiptohet "biara" dhe shënjon një manastir ose vende të tjera fetare jo myslumane. Në Tajlandë dhe Kinë (të quajtura jingshe në gjuhën kineze 精舎), "vihara" ka një kuptim më të ngushtë dhe përcakton hollin e vogël të valtore ose shtëpinë e tërhequr. Quhet "Wihan" (në gjuhë tai วิหาร) në gjuhën tai dhe "Vihear" në gjuhën kmere. Në gjuhën burmeze wihara do të thotë "manastir", por parapëlqehet fjala autoktone burmeze kyaung.
Origjina
RedaktoNë dekadat e hershme të Budizmit murgjit shëtitës të Sanghas, të kushtuar ndaj asketizmit dhe jetës fetare, nuk kishin banesë të qëndrueshme. Gjatë stinës së shirave (e quajtur vassa në origjinal) ata qëndronin në strehë të përkohshme. Këto strehë ishin ndërtime të thjeshta druri ose kasolle bambuje me kashtë. Megjithatë, duke parë se konsiderohej një akt merite jo vetëm të ushqeje një murg por edhe ta strehoje atë, u krijuan manastire madhështore nga besimtarët e pasur.[1] Ata vendoseshin pranë vendbanimeve, afër mjaftueshëm për të lypur lëmoshë nga banorët por mjaftueshëm të veçuar për të mos iu shqetësuar meditimi. Rrugët tregëtare ishin në këtë mënyrë vende ideale për një vihara dhe dhurimet nga tregëtarët e pasur e shtuan fuqinë e tyre ekonomike. Nga shekulli i I i e.s. e më tëhu viharat u zhvilluan gjithashtu në institucione arsimimi, për shkak të kërkesave në rritje të mësimin në Budizmin Mahayana.[2] Në shekullin e dytë p.e.s. u përcaktua plani standart për një vihara. Ai mund të ishte gjithashtu strukturor, që ishte më i zakonshëm në Indinë e Jugut, ose i skalitur në shkëmb si chaitya-grihat e rajonit të Dekanit. Ai konsistonte në një oborr katërkëndor të rrethuar me mure, të shoqëruar me qela të vogla. Muri ballor ishte i hapur me një derë, ana përballë të cilit në periudhat e mëvonshme shpesh përfshint një faltore për imazhin e Budarupas. Qelat ishin të pajisura me platforma të skalitura në shkëmb si shtrate dhe nënkrese.[1] Shkëmbi i padëshiruar çahej dhe hiqej duke lënë një strukturë të skalitur shpellore.[3] Ky projekt bazik ishte akoma i ngjashëm me atë të hapësirës së përbashkët të një ashrama qarkore me kasolle në dekadat e hershme të Budizmit.[4] Edhe pas vendosjes së manastireve permanentë emri i mëparshëm "Vihara" vazhdoi të mbahej. Disa vihara u bënë institucione skajshmërisht të rëndësishme, ndërsa disa prej tyre evoluan në universite të rëndësishme budiste me mijëra studentë, si ai i Nalandas. Jeta në "Vihara" u kodifikua që herët, duke qenë objekt i një pjese të Kanonit Pali, Vinaya Pitaka ose "shporta e disiplinës murgërore". Vihara ose manastiri budist është një formë e rëndësishme institucionale e lidhur me Budizmin. Ajo mund të përcaktohet si një vendqëndrim për murgjit, një qendër për veprimtari fetare dhe meditim si dhe një qendër mësimi e Budizmit. Në tekstet kanonike budiste gjenden referenca për pesë llojet e banesave (Pancha Lenani) përkatësisht Vihara, Addayoga, Pasada, Hammiya dhe Guha si të përshtatshme për murgjit. Nga këto vetëm Vihara (manastiri) dhe Guha (shpella) kanë mbijetuar. Në gjuhën panxhabi, 'vehra' quhet gjithashtu një hapësirë e hapur brenda një shtëpie.
Historia
RedaktoBanesat më të hershme shpellore, budiste të skalitura në shkëmb dhe vendet të shenjta (chaiti) gjenden në Dekanin perëndimor të datuara nga shekulli i III p.e.s..[5] Këto shpella të hershme të skalitura në shkëmb përfshijnë Shpellat Bhaja, Shpellat Karla dhe disa prej Shpellave Ajanta. Reliket e gjetura në këto shpella sugjerojnë një lidhje të rëndësishme midis Budizmit dhe tregëtisë, pasi manastiret budiste shpesh i shoqëronin tregëtarët në rrugët e shumë-përdorura ndërkombëtare përmes Indisë. Disa nga viharat dhe chaityat shpellore, të financuara nga tregëtarët e pasur, përfshinin kolona, harkada, relieve dhe façata ndërsa tregëtia lulëzonte midis Perandorisë Romake dhe Azisë Jug-lindore.[6][7] Dëshmitë epigrafike, dokumentare dhe arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e shumë viharave budiste në Bengal (Bengali Perëndimor dhe Bangladeshi) dhe Bihar që nga shekulli i V i e.s. deri në fund të shekullit të XII. Këta manastire përgjithësisht ishin të projektuar në modelin e vjetër tradicional Kushana, një bllok katror i formuar nga katër radhë qelash gjatë katër krahëve të një oborri të brendshëm. Ato zakonisht ndërtoheshin me gurë ose me tulla. Me zhvillimin e organizimit murgëror, ato u bënë struktura të stërholluara tullash me shumë kthina.
Shpesh ato konsistonin në disa kate dhe përgjatë oborrit të brendshëm zakonisht gjendej një verandë e mbajtur me kolona. Në disa prej tyre shfaqej një stupa ose faltore me një dais podium. Brenda faltores qëndronte ikona e Budës, Bodhisattva-s ose hyjni budiste femërore. Pak a shumë i njëjti plan u ndoq në ndërtimin e komplekseve murgërore në Bengal dhe Bihar gjatë periudhës Gupta dhe Pala. Përgjatë kohës manastiret u bënë qendra të rëndësishme mësimi. Në kohën e perandorit mauryan Ashoka i Madh u ndërtua Tempulli Mahabodhi në formën e një vihare. Një ide e planit dhe strukturës së disa manastireve të lulëzuar mund të gjendet nga shënimet e udhëtimit të Xuanzangut, i cili i referohej si ‘‘po-si-po’’, manastirit të madh të vendosur rreth 6.5 km në perëndim të kryeqytetit Pundravardhana (Mahasthan). Manastiri ishte i famshëm për hollet dhe dhomat e tij të bollshme. Gjenerali Cunningham e identifikoi këtë vihara me bhasu viharan. Huen-tsang vëreu gjithashtu viharan e famshme Lo-to-mo-chi (Raktamrittika Mahavihara) anër Karnasuvarnas (Rangamati, Murshidabad, Bengali Perëndimor). Siti i manastirit është identifikuar në Rangamati (Chiruti modern në Murshidabad, Bengali Perëndimor). Në sit janë gërmuar një numër blloqesh më të vegjël murgërorë të renditur në një plan të rregullt, me pjesë të tjera si faltore, stupa, pavjone etj. Një nga viharat më të hershme në Bengal u lokalizua në Biharail (distrikti Rajshahi në Bangladesh). Plani i manastirit ishte dizajnuar mbi një model të vjetër, dmth. radhë qelash rreth një oborri qendror. Data e ndërtimit të manastirit mund ti atribuohet periudhës Gupta. Pasi ideologjia budiste inkurajoi identifikimin me tregëtinë, komplekset murgërore u bënë vendndalime për tregëtarët dhe ofronin strehim pasi zakonisht gjendeshin pranë rrugëve tregëtare. Pasi ndihmat e tyre tregëtare dhe mbretërore u rritën, brendësia e shpellave u bë më e rafinuar me muret e brendshme të dekoruar me piktura të bukura dhe relieve të skalitura mjeshtërisht.[6] Façatat e rafinuara ju shtuan pjesëve të jashtme pasi brendësia u bë i projektuar për përdorim të veçantë si manastire dhe holle lutjesh (chaitya). Përgjatë shekujve, shpellat e thjeshta filluan të ngjajnë me ndërtesat tre-përmasore, formalisht të projektuara dhe që kërkonin artizan dhe zejtarë shumë të aftë për ti përfunduar si në Shpellat Ellora. Artizanët me aftësi mjeshtërore nuk e harruan kurr rrënjët e tyre të drurit dhe imituan nuancat e një strukture prej druri.[8]
Mahaviharat e periudhës Pala
RedaktoNë gamë manastiresh u zhvilluan gjatë periudhës Pala në Magadhan e lashtë (Bihari modern) dhe në Bengal. Sipas burimeve tibetiane, ekzistonin pesë Mahavihara të mëdha: Vikramashila, universiteti i parë i periudhës; Nalanda, pas të parit por mëi shquar, Somapura, Odantapuri dhe Jaggadala.[9] Pesë manastiret formonin një rrjet; "të gjithë ata ishin nën mbikqyrjen e shtetit" dhe ekzistonte "një sistem koordinimi midis tyre... kjo duket nga dëshmitë që qendrat e mësimit të budizmit që funksiononin në Indinë lindore nën dinastinë Pala konsideroheshin se bashku si një rrjet apo një grup i ndërlidhur institucionesh" dhe ishte e zakonshme për studiuesit e mëdhenj të lëviznin nga pozicioni në pozicion midis tyre.[10]
Manastire të tjera të shquara të periudhës Pala ishin Traikuta, Devikota (i identifikuar me Kotivarsa-n e lashtë, Bangarhu modern) dhe Pandita Vihara. Gërmimet e bashkuara të drejtuara nga Archaeological Survey of India (ASI) dhe University of Burdwan nga vitet 1971-1972 deri në vitet 1974-1975 zbuluan një kompleks monastik në Monorampur, afër Bharatpurit në pazarin Panagarh të distriktit Burdwan të Bengalit Perëndimor. Datimi i manastirit mund ti atribuohet periudhës së hershme mesjetare. Gërmimet e fundit në Jagjivanpur (distrikti Malda i Bengalit Perëndimor) treguan një tjetër manastir budist (Mahavihara Nandadirghika-Udranga)[11] i shekullit të nëntë. Asgjë nuk ka mbijetuar nga superstrukturat. Janë gjetur një numër qelash manastirore të drejtuara nga një oborr drejtëkëndor. Një veçori e shquar është prania e qelave rrumbullake në kënde. Besohet se plani i përgjithshëm i kompleksit monastik në Jagjivanpur është mjaft i ngjashëm me atë në Nalanda. Nga burimet epigrafike dhe dëshmi të tjera janë gjetur referenca të shpërndara edhe për disa manastire të tjera. Midis tyre mund të përmendet Pullahari (në Magadhan perëndimore), Halud vihara (45 km në jug të Paharpurit), Parikramana vihara dhe Yashovarmapura vihara (në Bihar). Komplekse të tjera të rëndësishme strukturore janë zbuluar në Mainamati (distrikti Comilla në Bangladesh). Këtu janë zbuluar mbetjet e vetëm pak viharave dhe më e rafinuara është Shalban vihara. Kompleksi konsiston në një vihara mjaft të madhe me një plan të pazakontë prej katër radhë qelash monastike rreth një oborri qendror, me një tempull me planë në formë kryqi i vendosur në qendër. Sipas një legjende mbi një vulë (të zbuluar në sit) themeluesi i manastirit ishte Bhavadeva, një sundues i Dinastisë Deva.
Galeri imazhesh
Redakto-
Vihara në Shpellat Kanheri
-
Relieve në Shpellat Kanheri
-
Shtrate të thjeshta guri në një vihara në Shpellat Kanheri
-
Vihara kryesore në Shpellat Kanheri
-
Pamje e përgjithshme e rrënojave të kompleksit manastiror budist të Takht-i-Bahit në Pakistan
-
Façatë manastirit budist Dharmakirti Vihara në Katmandu
-
Shpella 12 në Shpellat Ellora
-
Shpella 10 në Shpellat Ellora
-
Vihara në Shpellat Bedse
Shiko edhe
Redakto- Arkitektura budiste
- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Shpellat Barabar
- Shpellat Karla
- Shpellat Bhaja
- Shpellat Ellora
- Shpellat Kanheri
- Tempulli Mahabodhi
- Wati
- Chaitya
- Stupa (arkitekturë)
Wikimedia Commons has media related to Manastire budiste. |
Referime
Redakto- ^ a b D. Mitra: Buddhist Monuments; 1971, Sahitya Samsad: Calcutta; ISBN 0-89684-490-0
- ^ D. K. Chakrabarti: Buddhist sites across South Asia as Influenced by Political and Economic Forces; 1995, World Archaeology 27(2): fq. 185-202
- ^ "Architecture of the Indian Subcontinent - Glossary". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 17 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ C. Tadgell: The History of Architecture in India, 1990, Phaidon: London; ISBN 1-85454-350-4
- ^ Binda Thapar: Introduction to Indian Architecture; 2004, Periplus Editions, Singapore, isbn 0-7946-0011-5, fq 34
- ^ a b John Keay: India: A History; Grove Press, 2000, New York, isbn 0-8021-3797-0, fq. 124–127
- ^ "Entrance at Ajanta". Marrë më 21 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Entrance Cave 9, Ajanta". art-and-archaeology.com. Marrë më 17 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vajrayogini: Her Visualization, Rituals, and Forms by Elizabeth English; Wisdom Publications, ISBN 0-86171-329-X, fq. 15
- ^ Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries Of India: Their History And Contribution To Indian Culture; George Allen and Unwin Ltd, London, 1962, fq. 352-353
- ^ "Jagjivanpur, A newly discovered Buddhist site in West Bengal". Information & Cultural Affairs Department, Government of West Bengal. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2009. Marrë më 19 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- D. K. Chakrabarti: Buddhist sites across South Asia as Influenced by Political and Economic Forces; 1995, World Archaeology 27(2): fq. 185-202.
- Sukumar Dutt: Buddhist Monks And Monasteries Of India: Their History And Contribution To Indian Culture; George Allen and Unwin Ltd, London, 1962.
- John Keay: India: A History; Grove Press, 2000, New York, isbn 0-8021-3797-0.
- Sarita Khettry: Buddhism in North-Western India: Up to C. A.D. 650"; 2006, R. N. Bhattacharya: Kolkata; ISBN 978-81-87661-57-3.
- D. Mitra: Buddhist Monuments; 1971, Sahitya Samsad: Calcutta; ISBN 0-89684-490-0.
- C. Tadgell: The History of Architecture in India, 1990, Phaidon: London; ISBN 1-85454-350-4.
- K. V. Soundara Rajan: Rock-cut Temple Styles: Early Pandyan Art and The Ellora Shrines; 1998, Somaiya Publications, Mumbai, isbn 81-7039-218-7.
- Binda Thapar: Introduction to Indian Architecture; 2004, Periplus Editions, Singapore, isbn 0-7946-0011-5.
- Vajrayogini: Her Visualization, Rituals, and Forms by Elizabeth English; Wisdom Publications, ISBN 0-86171-329-X.
Lidhje të jashtme
Redakto- Lay Buddhist Practice: The Rains Residence Arkivuar 5 prill 2005 tek Wayback Machine - A short article on the meaning of Vassa, and its observation by lay Buddhists.
- Mapping Buddhist Monasteries A project aiming to catalogue, crosscheck, verify and interrelate, tag and georeference, chronoreference and, finally, map online (using KML markup & Google Maps technology).