Xhigoro Kano - Kanō Jigorō (嘉納 治 五郎 (28 tetor 18604 Maj 1938) ishte një edukator dhe atlet i shquar japonez, themelues i sportit të Xhudos (Judo). Xhudo ishte arti i parë ushtarak japonez i njohur ndërkombëtarisht, dhe i pari që u bë një sport olimpik zyrtar. Inovacionet pedagogjike që i atribuohen Kanos përfshijnë përdorimin e rripave bardhë e zi, si dhe futjen e renditjes së dan për të treguar renditjen relative midis anëtarëve të një stili të artit luftarak. Motot e mirënjohura që i atribuohen Kanos përfshijnë "Efikasitet Maksimal me Përpjekje Minimale" dhe "Mirëqenia dhe Benefiti i Përbashkët" (自 他 共 栄 Ji-ta Kyou-ne).

Kano Jigoro 28 vjeçar
Kanō Jigorō rreth vitit 1937
Xhigoro Kano

Biografia

Redakto

Themeluesi i sportit luftarak xhudo është lindur në vitin 1860 në qytetin e Mikagës, në rajonin bregdetar Kobe të Japonisë. Në vitin 1871 familja e tij shpërngulet në Tokio, ku edhe filloi studimet në Universitetit Mbretëror, kurse në vitin 1882 themeloi institutin e vet të mirënjohur për mësimin e xhudos KODOKAN. Me studimin dhe përshtatjen e shkathtësive të vjetra luftarake (ndeshëse, mundëse) krijoi sportin bashkëkohor me të cilin sot merren njerëz nga shumica e vendeve të botës. Një nga meritat kryesore të tij është vërtetimi i parimit të nxerrjes së kundërshtarit nga gjendja e ekuilibrit dhe futja e biomekanizmit si bazë për analizën e mirëfilltë të teknikës në xhudo.

Autoriteti i themeluesit të xhudos Xhigoro Kano ka qenë i pakontestueshëm. Gjatë jetës së tij profesionale Kanō ishte edukator dhe mësues. Poste të tjera të rëndësishme përfshijnë:drejtor i arsimit fillor për Ministrinë e Arsimit (文部省 Monbushō) nga viti 1898 deri më 1901 dhe si president i Shkollës së Lartë Normale të Tokios nga viti 1901 deri në vitin 1920. [1] Ai luajti një rol kyç në themelimin e xhudos dhe kendos si pjesë të programeve të shkollave publike japoneze gjatë viteve 1910 e tutje. Ishte edhe këshilltar i parë i Pjer Kuberten, themeluesit të lojërave moderne olimpike. Ishte themelues dhe kryetar i parë i lidhjes se sporteve te Japonisë.

Kanō ishte gjithashtu një pionier i sporteve ndërkombëtare, anëtari i parë aziatik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), (ku ai shërbeu nga viti 1909 deri në vitin 1938); përfaqësoi zyrtarisht Japoninë në shumicën e Lojërave Olimpike të mbajtura në mes të viteve 1912 dhe 1936; si dhe shërbeu si një zëdhënës kryesor për ofertën e Japonisë për Lojrat Olimpike të vitit 1940.

Nderimet dhe dekorimet e tij zyrtare janë edhe Urdhri i Parë i Meritës, Urdhri i Madh i Diellit dhe Diploma e Tretë Perandorake. Kanō u përfshi si anëtar i parë i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), Hall of Fame, më 14 maj 1999. [2]

Kano Jigoro vdiq në vitin 1938 në anije gjatë kthimit nga Kairoja, në moshën 79 vjeçare. [3] [4]

Shih edhe

Redakto
  Commons: Photographs of Kanō Jigorō – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ Strictly speaking, the name was Tokyo Normal School from 1901 until 1903, and Tokyo Higher Normal School from 1903 to 1924. Tokyo Higher Normal School is today viewed as an ancestor of the Institute of Health and Sport Sciences at University of Tsukuba. See the Institute of Health and Sport Science's web site Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ "Judo founder named 1st member of IJF Hall of Fame"[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur], Kyodo World News Service.
  3. ^ "Dr. Jigoro Kano, 78, of Olympic Group; Japan's Representative on the Committee Dies at Sea", New York Times. 4 May 1938. p. 23, 172 words
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2007. Marrë më 10 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto
  NODES