Jinan (manderin: 济南) është një qytet i lashtë kulturor në Kinë, i njohur për burimet ujore. Në mbarë qytetin ndodhen 733 burime natyrore. Ndër to burimi Baotu, që është më i famshmi, është quajtur ndryshe edhe si "burimi i parë nën qiell" . Eksploratori Marko Polo pasi vizitoi Jinan e vlerësoi atë duke u shprehur se : "Burimi Baotu, Liqeni Daming dhe Mali ku janë gdhendur mijëra skulptura të Budës e zbukurojnë Jinanin si Qytet Kopshti." Në Jinan e ka zanafillën edhe kultura Longshan, një prej tri kulturave antike kineze. Në zonën Chengziai të qytetit Jinan ka ende gjurmë të kulturës Longshan, që i përket neolitit të vonë në Kinë dhe vlerësohet në botë si përfaqësues i "veprave më të dalluara të qytetërimeve para 4 mijë vjetëve në Tokë". Jinani është vendi ku kanë dalë shumë personalitete të famshëm të historisë së Kinës, si themeluesi i mjekësisë tradicionale kineze Bian Que, shkrimtarët Li Qingzhao,Xin Qiji etj., poetë të famshëm, si Li Bai, Du Fu, Su Shi, Zeng Gong etj. Jinan ndodhet në udhëkryqin e hekurudhave kryesore. Nga ky qytet mund të shkosh me tren në Pekin e Shangai brenda 3 orëve.

Jinan

Referime

Redakto

[1]

  NODES
Done 1
eth 3