Zoe Saldana
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Zoe Saldana është një nga aktoret e reja më të adhuruara për momentin në Hollivud. Ka trup dhe fytyrë modeleje, por nuk ka shumë përvojë, megjithatë të gjithë e kërkojnë, sepse është e talentuar.
Zoe Saldana | |
---|---|
U lind në | Zoe Saldana 19 qershor 1978 |
Faqja në rrjet | [1] |
Zoe e ndërtoi karrierën film pas filmi, por këto dy vitet e fundit kanë qenë më të suksesshmet. Ajo ka luajtur rolin e Uhuras, gjuhëtarja e ekuipazhit të “Star Trek” dhe Neytir-it, luftëtarja e planetit Pandora, e gjatë tre metra dhe e gjitha blu. Pra protagonistja e “Avatar”-it, filmit të parë të James Cameron që prej kohërave të “Titanikut”. Vetëm për 2010-n, priten të dalin në kinema katër prej fi lmave të saj: një komik (“The losers”), një policor (“Takers”), një komedi (“Death at the Funeral”) dhe një dramatik (“Burning palms”). “Katër raste të ndryshme për t’i kujtuar publikut fytyrën time të vërtetë”, tregon duke buzëqeshur Zoe Saldana, 32-vjeçarja, një nga vajzat e reja më të adhuruara për momentin në Hollivud. Ka trup dhe fytyrë modeleje, por nuk ka shumë përvojë. Por të gjithë e kërkojnë, sepse është e talentuar. Gjatë asaj që ajo e cilëson “periudha ime blu”, xhiroi “Avatar”, suksesin më të madh të të gjitha kohërave, ku u transformua nga efektet speciale të James Cameron në luftëtaren Neytiri të popullsisë së Na’vi, e gjatë tre metra dhe e gjitha ngjyrë blu. I pari në listën e filmave që do të dalin në Evropë këtë vit është “The losers”, ku Zoe interpreton Aisha-n, agjenten kokëfortë në gjurmët e një komande me ish-agjente e CIA-s që shumë do të donin t’i shihnin të vdekur.
Intervistë me Zoe Saldana
RedaktoAty, ashtu si tek “Avatar”, luftoni si një mashkull. Si u bëtë heroinë e filmave aksion ?
Kam dashur të bëhem balerinë kur isha e vogël dhe kam studiuar shumë vjet. Të luftosh, të paktën në kinema, nuk është shumë ndryshe nga të vallëzuarit, ku përdor çdo pjesë të trupit tënd si një armë. Në fi lmin “The losers”, koreograf ishte Garrett Warren, i njëjti si tek “Avatar”, një njeri që e di mirë se çfarë mund të bëj. I vetmi ndryshim ishte nënvizimi i aspektit sensual. Përplasja e parë e Aisha-s kundër Clay-t (aktori Jef-frey Dean Morgan,) duhej të ishte e dhunshme, por edhe shumë seksi, si një lloj analize dashurie. Qëllojnë kundër njëri-tjetrit, por ndërkohë njihen dhe pëlqehen. Kjo është arsyeja përse doja të zëvendësoja ato çizme të sheshta si motoçiklistë me një palë taka shumë të larta “Dior”. Edhe në pistën e vallëzimit, vesh gjithmonë taka.
Çdo të thotë të jesh aktore femër në Hollivud ?
Ka ende shumë seksizëm. Pjesa më e madhe e roleve u jepen të fejuarave ose mikeshave të afërta. Por me brezin e ri të regjisorëve, gjërat po ndryshojnë. Mua më pëlqejnë tipat e fortë, agresivë, të pavarur, ambiciozë që përputhen me karakterin tim. Të gjithë më thonë se artisti i vërtetë interpreton personazhe, jo vetveten. Ndoshta, por mendoj se femra në rrezik gjen shumë në Hollivud. Po për sa i përket racizmit ? Ekziston dhe për mua është çështje që lidhet me injorancën e madhe. Kam lindur në Nju Jork, babai im ishte dominikan, ndërsa nëna portorikane. Me pak fjalë duhej të isha një aktore amerikane, apo jo ? Përkundrazi, edhe në internet gjen debate mbi etninë dhe racën time. E zezë apo jo ? Në të vërtetë jam latine, por mbetem amerikane.
Përse mendoni se është një çështje e rëndësishme edhe në 2010 ?
Flitet gjithandej. Diçka përfundon së qeni reale, kur nuk i kushtohet më vëmendje. Për të mos u dukur racistë, në përzgjedhjen e trupës kur duan ndonjë aktore të bardhë, kanë shpikur një fjalor të ri, ku ti e merr vesh menjëherë që nuk je e dëshiruar. Zakonisht kush preferohet nga aktoret me ngjyrë ? Rosario Dawson, Kerry Washington dhe Eva Mendes. Pastaj është edhe Thandie Newton, me të cilën njerëzit në rrugë më ngatërrojnë. Cilët aktorë pëlqenit kur ishit fëmijë ? Matthew Modine dhe Mickey Rourke.
Cilës aktore do të donit t’i ngjanit ?
Jane Fonda, Anne Bancroft, Catherine Deneuve. Dhe Sigourney Weaver, të cilën e adhuroj në fi lmin “Alien” dhe e takova kur luajta tek “Avatar”. Gra elegante, por punëtore. Mendoj se gjithmonë ekziston një lidhje mes një filmi që ti luan dhe llojit të gruas që je. Po nga aktoret me ngjyrë, cila të pëlqen ? Më pëlqen Whoopi Goldberg.
Na thoni të vërtetën, a u trishtuat që nuk morët çmim me Avatar sepse personazhi juaj është konsideruar i animuar ?
Sigurisht që çmimet të japin kënaqësi, por nuk shërbejnë për të justifikuar ekzistencën tonë. Porsa i përket “Avatar”-it ekzistonte dhe një problem teknikoanagrafik. Teknologjia “motion capiture” është shumë e re ndërsa ata që votojnë jo. Jam e sigurt që falë Cameron dhe kolegëve të tij, Steven Spielberg, Robert Zemeckis, George Lucas, Peter Jackson, “motion capiture” në të ardhmen do të konsiderohet një armë e rëndësishme në duart e një aktori.
Nëse do të duhej të zgjidhnit një slogan për jetën, cili do ishte ?
“Seks dhe rok en roll”. Për mua, seksi është pjesë shumë e rëndësishme në jetë. Harruat drogën... Nëse vera është një lloj droge le ta shtojmë. Për të tjerat nuk kam pasur kurrë kuriozitet.
Cili është thashethemi më i madh që keni zgjuar për veten ?
Që luaj këto role prej luftëtareje sepse jam lesbike. Që e vogël mendonin se isha nisur për mashkull, pasi me kukullën time luaja rolet e Rambos apo agjentëve sekretë ndërsa për Halloween vishesha si ninxha. Unë jetoj me të fejuarin tim prej vitesh, aktorin Keith Britton me të cilin në 2004 kam xhiruar “Haven”, ndaj nuk ka vend për supozime.
Në të gjitha intervistat thoni se keni pak gjoks ? Nuk keni menduar të bëni ndërhyrje kirurgjikale ?
Ma kanë këshilluar, por mes aktoreve që e pëlqejnë askush nuk e ka gjoksin të bërë. Më mirë të jesh kështu, apo si të tjerat që bëjnë fi lma mediokër ? E pranoj pa vështirësi idenë e kohës që kalon dhe përpiqem të kujdesem për trupin tim, pa dalë kundër natyrës. Nëse pas të 40-ave nuk do të jem e kënaqur me imazhin tim, do t’i kërkoj një këshillë Demi Moore.
Filmografia
RedaktoFilma | |||
---|---|---|---|
Viti | Filmi | Roli | |
2000 | Center Stage | Eva Rodriguez | |
2001 | Get Over It | Maggie | |
Snipes | Cheryl | ||
2002 | Crossroads | Kit | |
Drumline | Laila | ||
2003 | Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl | Anamaria | |
2004 | The Terminal | Dolores Torres | |
Haven | Andrea | ||
Temptation | Annie | ||
2005 | Constellation | Rosa Boxer | |
Guess Who | Theresa Jones | ||
Dirty Deeds | Rachel Buff | ||
La maldición del padre Cardona | Flor | ||
2006 | Premium | Charli | |
Ways of the Flesh | Donna | ||
2007 | After Sex | Kat | |
Blackout | Claudine | ||
2008 | Vantage Point | Angie Jones | |
2009 | Star Trek | ||
The Skeptic | Cassie | ||
Avatar | Neytiri | ||
2010 | The Losers | Aisha | |
Takers | |||
Death at a Funeral | Elaine | ||
Burning Palms | Sara Cotton | ||
2014 | Avatar 2 | Neytiri
| |
Në Televizion | |||
Viti | Titulli | Roli | |
1999 | Law & Order | Arkiv Filmimi | |
2004 | Law & Order: Special Victims Unit | Gabrielle Vega | |
2006-2007 | Six Degrees | Regina |