George Orwell

autor dhe gazetar anglez (1903–1950)

Eric Arthur Blair (25 qershor 1903 – 21 janar 1950) i njohur si George Orwell ka qenë shkrimtar, eseist, kritik dhe gazetar anglez. Puna e tij karakterizohet nga një prozë e kthjellët, kritikë shoqërore thumbuese, kundërshtim ndaj totalitarizmit dhe mbështetje të hapur të socializmit demokratik.

Thënie

Redakto
  • Në moshën pesëdhjetë vjeçare secili ka fytyrën që meriton.[1]
  • kohën e mashtrimeve universale , të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.[1]
  • Derisa të mos ndërgjegjësohen për fuqinë që zotërojnë, turmat nuk do të rebelohen; e derisa të mos rebelohen, nuk do të ndërgjegjësohen për fuqinë që zotërojnë.[1]
  • Në momentet e krizës nuk luftohet aq shumë kundër një armiku të jashtëm sa ç'luftohet kundër trupit vetjak.[1]
  • Askush nuk është patriot kur bëhet fjalë për të paguar taksat.[1]
  • Qëllimi i një shakaje nuk është ta degradojë njeriun, por t'i kujtojë atij se tashmë i tillë është.[1]
  • Publiciteti është zhurma e një shkopi mbi një kosh mbeturinash.[1]
  • Një femër ushqen një ndjenjë mistike kundrejt parasë. E mira apo e keqja, në një mendje femërore kanë domethënien e pranisë apo mungesës së parasë.[1]
  • Sado e maskuar qoftë, lëmosha është gjithmonë e tmerrshme; ekziston një parehati, pothuajse një urrejtje sekrete, mes atij që jep dhe atij që merr.[1]
  • Librat më të mirë janë pikërisht ata që thonë gjëra që i dimë.[1]
  • Krimineli më i keq që ka ecur ndonjëherë mbi tokë është moralisht më lart se gjykatësi që e dënon me vdekje.[1]
  • Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën.[1]
  • Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat.[1]
  • Kafshët nga jashtë shikonin derrin pastaj njeriun, pastaj njeriun dhe sërish derrin: por ishte e pamundur tashmë të kuptoje se cili ishte njëri dhe cili tjetri.[1]
  • Ortodoksi do të thotë të mos mendosh, të mosh kesh nevojë të mendosh.[1]
  • Liria e vërtetë e shtypit është t'ua thuash njerëzve atë që njerëzit nuk dëshirojnë ta dëgjojnë.[1]
  • Përballë dhimbjes nuk ka heronj.[1]
  • Nëse doni të armiqësoheni me ndokënd, thuani se të këqijat e tij janë të pashërueshme.[1]

Thënie për të

Redakto

Thënie të atribuara gabimisht

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r Orwell.

Referime

Redakto
  • Orwell, George. "Thënie nga George Orwell". Aforizma.al. Marrë më 22 tetor 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto
Wikipedia ka një artikull në lidhje me:


Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me:
  NODES
todo 1