Shoqëria
individë që ndërveprojnë me njëri-tjetrin
Shoqëria është një grup individësh të përfshirë në një bashkëveprim të vazhdueshëm shoqëror ose një grupi të madh shoqëror që ndan të njëjtin territor gjeografik ose social, zakonisht i nënshtrohet të njëjtit autoritet politik dhe pritjeve kulturore dominuese.
Thënie
Redakto- Shok i vërtetë është ai që mendon se ju jeni një vezë e mirë, edhe pse ai e di që lëvozhga e saj është e çarë.
- Masi nuk munn u quëka nieri as shtâsë as hyjnii, nevoja e shtyyn qi t'rreket e t' perpiqet per me lypun fatin e mirë t'jetës e argtimin e vet nner shokë.
- Vetë natyra e shtyyn arrsyen e nierit, qi t'ketë t'mârrë e dhâna me shokë.
- "Shka âsht nieri?" - Asht nji nnertesë e shkatrruëme e lakuriq, qi paa nnimë t'natyrs jet krah kput; nevojaar i nnimës s'huëj.
- Trimi i mirë me shumë shokë.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Nieri i vetun i tretun. - Trimi i mirë me shumë shokë. - Nji gurë s'ban murë. - Nuk mahet shpija m'nji shtyllë.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Njaj qi u kthen shpinen detyrave qi i prkasin shoqniis, âsht i ngratë e i mizuër.
- Njâna dorë laan tjetrën, e t'dyja faqet. - Kuur t'u haash pulen e shoqit t'ânn, t'ânnen t'a keesh t'lidhë per kâmë. - Dora e thatë s'kaa uratë. - Kush davtë, kjaftë e kurr mos knnoftë!
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Mos i shko n'qafë shoqit t'ânn.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Me ja grabië shoqit nji gjâsenn e me ja prishë shoqit nji p^unë per miran^eje t'ânne, âsht nji faj qi i kunnershthet natyrës.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Nepi shoqit shkaf i perket.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Nepi Perennorit - shoqit - ç'âsht e Perennorit, e Perënnis ç'âsht e Perennis.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Jeto nierzisht.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Nieri i mirë - i nierxijshem - nji p^unë qi i thotë m^ennia se âsht e nierzijshme, kaa me bâa, edhě n'i qitët m^unnë; kaa me e bâa edhě n'ju gerrcnoftë dâmi; kaa me e bâa edhě n'e nniekët rreziku. E nji p^unë t'paanierzijshme s'do t'a bâj, edhě n'dijt se do t'ja sjelle fitimin, edhě n'dijt se do t'jesë i kâqun, edhě n'dijt se kaa me ja pr^uu donji kâmë nneret.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Kerkuëj s'i věhet detyrë qi t'bâhet i pasë, i madh e trim, po t'gjith jânë n'detyrë me kěnë t'nierzijshem.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Nierzija na siell hirin e t'Bukurit t'qiëllve e dashtniin e shokve.
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Lum i forti, e mjerë i ligu!
- Shtjefën Gjeçovi [2]
- Vetë po thona - mos na lashtë Zoti paa miq!
- Shtjefën Gjeçovi [2]
Proverba
Redakto- Kush ka mik ka çiflik.[3]
- Ai që zë miq, duhet të ketë edhe vend që t'u bëjë strehë.