Çalë

I f.veter. - Sëmundje ngjitëse e bagëtive, që i bën t’u ënjten e t’u qelbëzohen indet dhe të çalojnë. Iu ngjit çala. U ra çala dhive. I zuri çala kuajt.

II f.sh. - Rrudhë që ngelet në një rrobë, çapë. Shami me çala. Rrobë me çala. U bë me çala.

III mb. -

  1. Që ka një këmbë me të shkurtër se tjetrën ose të dyja të shtrembra a të sëmura dhe që prandaj nuk ecën drejt, që çalon. Plak i çalë. Grua e çalë. Kalë i çalë. I çalë nga të dyja këmbët. Ka lindur i çalë. Mbeti i çalë.
  2. Që është me e shkurtër se tjetra, që është e sëmure ose e shtrembër (për këmbët). Këmba e çalë.
  3. fig. Që ka një të metë të dukshme, që i mungon një pjesë e nevojshme, që nuk është i plotë; që bëhet me të meta, i mangët. Punë e çalë. Përgjigje e çalë. Plan i çalë. Masa të çala. Arsyetim i çalë. Kontroll i çalë. Përgatitje e çalë. Në mënyrë të çalë
  4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Gjeti i çali të tatëpjetën. fj.u. u krijua rrethana ashtu siç i vjen mbarë dikujt.
  • Po të qëndrosh me të çalin, do të mësosh të çalosh fj.u. po të rrish me njerëz të këqij, do të marrësh veset e tyre.

IV ndajf. -

  1. Çalthi. Eci çalë. Shkoi çalë. Çalë e nguc duke çaluar e i kërrusur, duke ecur me vështirësi. Çalë me çalë çalë-çalë.
  2. fig. Në mënyrë të çalë, me të meta. Mbeti puna çalë. E zgjidhi çalë.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
  NODES