As -

I m.sh. -

  1. Letër loje, e para në ngjyrën e vet, që ka vetëm një shenjë në mes, njëshi. Asi spathi (kupë). Hedh asin. Man me as.
  2. sh. edhe ~ë, ~ët fig. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar. As i skuadrës së futbollit. As i kinematografisë. As i aviacionit.
  • Më doli asi fitova, më eci.

II m.sh.hist. - Monedhë e vogël romake prej bakri. Okë e as fare lirë.

___________________________________________________________________________

As -

I lidh. -

  1. Përdoret në fjalitë mohuese, e përsëritur para gjymtyrëve homogjene ose para fjalive të bashkërenditura. As ujë, as bukë. As e njoh, as e di. As me hahet, as me pihet. As jap, as marr. As vrenjtet, as kthjellohet.
  2. Përdoret para gjymtyrës së fundit, homogjene me gjymtyrët e mëparshme të së njëjtës fjali mohuese. Nuk e takova të vëllanë, as të nipin.
  3. Përdoret e përsëritur para gjymtyrëve të një fjalie, në të cilën zakonisht folja me mohimin nënkuptohet. As po, as jo. As mirë, as keq. As sot, as mot. As unë, as ti. As andej, as këtej.
  4. Përdoret në një varg togjesh të qëndrueshme frazeologjike me vlerë mohuese. As të ngroh, as të ftoh. As mish, as peshk. As nam, as nishan. As në qiell, as në tokë. As turbullon, as kthjellon.

II pj. -

  1. Përdoret zakonisht me folje për të grishur dikë që të fillojë të flasë a të veprojë, për të zbutur një urdhër a për ta paraqitur si lutje ose për të shprehur qëndrimin emocional të folësit. As ia merr një kënge. As na thua. As më flet një fjalë! As m`i fal ti sytë e zez.
  2. Përdoret, e ndjekur shpesh nga edhe, për të përforcuar me shumë mendimin që shpreh fjalia, me kuptim të afërt me «qoftë (edhe)», «bile, madje». As unë nuk e di. As edhe një.
  3. Përdoret zakonisht në krye të një fjalie, e ndjekur nga që, për të përforcuar mohimin, në vend të pjesëzës nuk ose së bashku me të. As nuk e pa. As e kishte ndër mend. As që do t`ja dijë.
  4. Përdoret kur flitet për kohë, moshë, madhësi etj., që ende nuk është arritur, nuk është plotësuar. As dy ditë punë. As pesë minuta. As gjashtë muajsh. As dy hapa larg.

__________________________________________________________________________________________

As fjalform. - Pjesë e parë me kuptim mohues ose përforcues e disa përemrave të përngjitur dhe e disa ndajfoljeve të përngjitura; p.sh. askush, asgjë, asnjëherë, aspak, askund etj.[1]

Etimologjia

redaktoni

Prononcimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë rrjedhëse

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni
Anglisht - neither
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht
Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
  NODES