dhjetor
DHJETOR m.
- Muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit i vitit. Të ftohtat (shirat) e dhjetorit.
DHJETOR mb. mat
- 1. Që ka për bazë numrin dhjetë. Sistemi dhjetor.
- 2. Që përbën një ose disa të dhjeta të një njësie të plotë; që mbështetet në ndarjen e një njësie të plotë në dhjetëshe, qindëshe, mijëshe etj,; që shënon një ose, disa nga të dhjetat, të qindtat, të mijtat etj. të një numri. Numër dhjetor numër i përbërë nga një numër i plotë dhe nga të dhjetat, të qindtat etj., prej të cilave ndahet me presje. Thyesë dhjetore: thyesë që ka për emërues numrin dhjetë ose një numër fuqi të dhjetës. Shifra dhjetore shifra pas presjes së numrit dhjetor, shifrat e të dhjetave e të qindtave etj. Presje dhjetore presje që ndan shifrat e njësheve, të qindësheve etj. nga shifrat e të dhjetave, e të qindtave etj. në një numër dhjetor.