fletë I f.

  1. Gjethe. Fletë e njomë (e thatë). Fletë molle (hardhie, fiku, lisi, ahu), fletë misri (duhani, panxhari, lakre). Fletë mëllage. Bien fletët.
  2. Cipë e hollë si gjethe, që mbulon disa organe të bimëve ose të drurëve e të shkurreve; flegër.
  3. bised. Petël. Fletët e trëndafilit.
  • Fletë (gjethe) fiku shih te FIK,~U. Fletë delli bot. shih GJETHE DELLI te GJETH/E,~JA.


fletë II f.

  1. Copë letre katërkëndëshe, që përdoret zakonisht për të shkruar mbi të; secila nga fijet e një libri, reviste etj. Fletë e bardhë (e shkruar, e pastër). Fletë fletoreje (vizatimi, libri). Fletë cigareje. Kthej (palos, thyej, gris) fletën.
  2. Një copë letre e shkruar që shërben si vërtetim, si dëshmi ose për qëllime të tjera. Fletë luftarake fletë e shkruar, ku flitet për sukseset e një kolektivi punonjës a për zotimet që ka marrë ai ose ku bëhet thirrje për të vënë në lëvizje edhe të tjerët, duke marrë shembull nga më të mirët. Fleta e votimit. Fleta e provimit. Fleta e udhëtimit. Fleta e kontrollit. Fletë nderi. Fletë lavdërimi.
  3. fig. Pjesë nga jeta e një njeriu ose nga historia e një populli, e një kombi, e një vendi etj.; faqe. Fletë e lavdishme. Hapi një fletë të re.
  4. Copë e hollë, e gjerë dhe e sheshtë druri, metali, plastike etj.; diçka që ka formën e një pllake të hollë ose të një cope letre. Fletë ari ( argjendi). Fletë çeliku (kallaji, llamarine). Fletë kompensate. Fletë xhami.
  5. Palë a pjesë përbërëse e diçkaje, zakonisht më e gjatë se e gjerë. Fletët e qilimit. Fletët e çadrës.
  6. Secili nga dy kapakët prej druri që mbyllin derën, dritaren etj., flegër dere a dritareje, kanat. Fletët e derës (e dritares). Derë me dy fletë. Hap (mbyll) njërën fletë.
  7. përd. mb. Që ka trajtën e një cope letre a të një pllake të hollë. Duhan fletë. Bakër fletë.
  • I vuri fletë gojës e mbylli gojën, nuk foli, e qepi, i vuri kyç gojës. E ktheu (e ndërroi) fletën (pllakën) keq. shih te PLLAK/Ë,~A. Fletë dylli shtypshkr. letër e posaçme që përdoret për të shumëfishuar kopjet në shaptilograf. Fletë tipografike shtypshkr. fashikull me gjashtëmbëdhjetë faqe dhe me dyzet mijë shenja.

fletë III f.

  1. Krah shpendi ose insekti. Fletët e zogut. Fletët e fluturës.
  2. Krah aeroplani; diçka që ka trajtën e krahëve të shpendëve ose të insekteve. Fletët e aeroplanit.
  3. Penda e peshkut ose e disa kafshëve të tjera ujëse. Fletët e peshkut.
  4. Pjesë e rrafshët e si lopatë, që mbërthehet në boshtin e një pende, të një rrote etj. Fletët e mullirit.
  • U bënë me fletë (me krahë) u gëzuan shumë nga një lajm, nga një fitore etj; dhe morën guxim e forca të reja. I ranë fletët (pendët) shih te PEND/Ë,~A. I dolën fletë (krahë) shih te KRAH,~U, I dha fletë (krahë) shih te KRAH,~U. Mori fletë (krahë) shih te KRAH,~U. Trim me fletë trim i madh; njeri shumë i zoti që çan përpara pa iu trembur vështirësive.
  NODES
eth 7