akrep
Akrep
- m.sh.
- zool. Kafshë e vogël helmuese me ngjyrë të zezë, me këmbë nyja-nyja, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb të përkulshëm nga pas; sfurkth, përçollak. Akrep i zi. Helmi i akrepit. Vaj akrepi bar që përgatitet me vaj e me helmin e akrepit dhe që përdoret në mjekësinë popullore. Fole akrepash. E hëngri (e pickoi) akrepi.
- keq. Njeri dorështrënguar.
- keq. Njeri shpirtkeq, i pabesë e tinëzar.
- M'u bë akrep m'u bë ferrë, s'e shoh dot me sy.
- m.sh. -
Secila nga shigjetëzat, që rrotullohen në fushën e sahatit për të treguar orën, minutat ose sekondat; shigjetëz treguese në aparatet matëse, të ngjashme me orën, gjilpërë. Akrepat e sahatit. Akrepi i madh (i minutave). Akrepi i vogël (i orëve). Akrepi i hollë (i sekondave). Në drejtim të akrepave të sahatit. Lëviz akrepat.
- Akrep uji zool. - Insekt dëmtues, që rron nëpër orizoret dhe që bren rrënjët e orizit.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0