Bojë

I f.sh. -

  1. Lëndë e lëngshme ose në trajtë pluhuri të tretshëm, që përdoret për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar, për të pikturuar etj.; shtresa e kësaj lënde në sendet e lyera me të. Bojë e kuqe (e zezë). Bojë vaji. Bojë uji. Bojë dheu. Bojë arre. Bojë leshi (pambuku). Bojë këpucësh. Bojë shkrimi. Bojë flokësh. Shishja e bojës. Kuti bojërash. Lapsa me bojëra. Njollë boje. Lyej (bëj) me bojë. I jap bojë e bojatis. I vë bojë. Ngjyen me bojë. S`merr bojë. I ra boja. Ruhuni nga boja!
  2. Ngjyrë. Bojë argjendi. Bojë bari. Bojë hiri. Bojë qielli. Bojë limoni. Në bojë të verdhë (të kuqe, të gjelbër...).
  3. bised. Ngjyra e fytyrës ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre; keq. fytyra. I mirë nga boja. Iu prish boja. I iku (i ndryshoi) boja. I erdhi boja në vend, ia tregon boja. S`ia kam parë bojën. E ka ruajtur (e ka mbajtur) bojën e ka ruajtur bukurinë e njomësinë e fytyrës (thuhet zakonisht për gratë në moshë mesatare a të thyer). Mos iu duktë boja! mallk. Mos ia pafsha bojën! mallk.
  4. krahin. Vrug që u bie bimëve kur ka lagështirë të tepërt dhe që i mbulon gjethet me një shtresë të hollë pluhuri të kuq. U ka rënë boja.
  • U bë si boja u prish në fytyrë, u zbeh a u pre në fytyrë nga një lajm i papritur, nga zemërimi, nga frika etj. I doli boja keq.
a) u zbulua se kush ishte, i doli në shesh fytyra e vërtetë;
b) i iku vlera, u vjetrua, doli jashtë përdorimit; humbi emrin e mirë ose nderimin nga të përsëriturit e dendur, u bë bajat;
c) s'ka më pikë turpi, i ka plasur cipa. I humbi (i treti, nuk i duket) boja nuk shihet ose nuk gjendet më asgjëkundi, u zhduk. I dha (një) bojë e zbukuroi nga jashtë, e lustroi për të fshehur thelbin e vërtetë. S'merr bojë një punë nuk është mirë të veprohet në këtë mënyrë, nuk ka hije kështu. Katran me bojë shumë i keq; në gjendje shumë të keqe.
U nxi me bojë e zuri e keqja, e gjeti e zeza. Ia nxori (ia hoqi, ia qiti) bojën keq. e zbuloi se kush është, ia nxori të palarat në shesh, ia zbuloi fytyrën e vërtetë para të gjithëve. I shuari (i nxiri) me bojë i shkreti, i mjeri. Pa u tharë (mirë) boja libr. pa kaluar shumë kohë, shpejt, menjëherë (për punë që bëhen pas një vendimi). Iu vu (i mbeti) njolla me bojë shih te njollë,~a.

II f.bised. -

  1. Shtat. I shkurtër (i gjatë) nga boja. Hedh (lëshon, merr) bojë rritet. Ishte në bojën tënde ishte i gjatë sa ti.
  2. Masë për lartësi, e barabartë me gjatësinë e një njeriu mesatar. Një bojë njeriu. Tri bojë burri.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

pastrim

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni


Anglisht - I 1.paint, 2.colour; II 1. height
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht


Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht


Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
  NODES