do
DO f. muz.
Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë. Nota do.
DO I pakuf. krahin.
Disa, ca. Do njerëz. Do fjalë. Do ditë. Do rrush. Do bukë.
DO II bised. pavet.
e DUA (shih te DUA 13). Do thënë. Do bërë. Do shkuar.
DO III pj.
Pjesëz që shërben për të formuar trajtat gramatikore të kohës së ardhme dhe të mënyrës kushtore të foljes. Do të punoj. Do të shkoja.