FITIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve FITOJ, FITOHET. Mjet fitimi.

2. Të ardhurat në para që merr dikush për një punë të kryer, paga e punës. Fitim i merituar. Nxjerr fitime.

3. ek. Të ardhurat e kapitalistëve, që krijohen nga mbivlera duke shfrytëzuar punëtorët. Fitimi mesatar. Fitime përrallore. Nxjerrin fitime.

4. ek. Pjesa e prodhimit shoqëror në ndërmarrjet socialiste, e cila del nga rritja e prodhimtarisë ose e rendimentit të punës dhe përdoret në mënyra të ndryshme në dobi të gjithë shoqërisë; shuma që mbetet nga të ardhurat pasi zbriten shpenzimet; të ardhurat neto të ndërmarrjes; kund. humbje. Fitimi dhe humbja. Del me fitim.

5. Përfitimi që kemi nga diçka, dobi; leverdi; kund. humbje. Punë me fitim. Ka fitim. I sjell fitim..

6. vjet. Fitore.

  • Tatim fitimi ek. vjet. shih TATIMFITIM,~I.
  NODES
eth 2