FLAK kal.

1. Hedh tutje menjëherë e me forcë diçka; hedh larg, flakëroj; përplas. Flak cigaren. Flak gurin. Flak shtizën. Flak jashtë. E flaku në tokë.

2. fig. E largoj me përbuzje dikë a diçka që nuk e dua, hedh me përbuzje; çlirohem prej diçkaje të keqe e të padëshiruar; dëboj, përzë; zhduk. E flakëm zgjedhën. I flakëm zakonet prapanike. E flakën perçen. Flak nga mendja. E flak tej (tutje) diçka. Kapitalistët i flakin punëtorët në rrugë (në mes të rrugës, në rrugë të madhe, në mes të katër rrugëve).

  NODES