GËRMOJ kal.

1. Mih në një vend dhe heq dheun për të hapur një gropë ose për të nxjerrë diçka të mbuluar. Gërmoj thellë. Gërmoj një gropë. Gërmon në themele. Gërmon me kazmë.

2. edhe jokal. Kërkoj mirë diku për të gjetur diçka, kërkoj në të gjitha skutat, rrëmoj. Gërmoi nëpër xhepa. Gërmon nëpër shtëpi. Gërmon në plehra.

3. edhe jokal. fig. Bëj kërkime të shumta e të hollësishme për të gjetur të dhëna për dikë a për diçka; i futem thellë një çështjeje për ta njohur sa më mirë a për të nxjerrë diçka që me intereson; hulumtoj, gjurmoj thellë. Gërmon nëpër arkiva (biblioteka). Gërmon nëpër libra. Gërmon një çështje. Gërmon për një çështje. Mos e gërmo më këtë punë!

4. fig. Pyes shumë e me hollësi dikë për të mësuar a për të zbuluar prej tij diçka që më duhet. Gërmoje, se di shumë gjëra!

5. jokal. fig. Përpiqem shumë të rikujtoj diçka të shkuar a të harruar, vras mendjen për të rikujtuar diçka. Gërmoj në kujtesë (në mendje).

6. fig. Bëj që të kërruset e të dobësohet. E gërmoi pleqëria.

  NODES