GJOKS m.

  • 1. Pjesa e përparme e trupit të njeriut ose të kafshëve nga qafa deri te barku, ku ndodhen edhe zemra e mushkëritë, kraharor; pjesë e një veshjeje që mbulon këtë anë të trupit. Me gjoks të gjerë (të ngushtë). Me gjoks të dalë (të ngritur). Muskujt e gjoksit. Dërrasa (gropa) e gjoksit. Gjerësia e gjoksit. Ngre (fryj) gjoksin. Nxjerr gjoksin përpara. Merr frymë me gjithë gjoksin. E shtrëngoi në gjoks. Armikut dhe erës tregoju gjoksin. fj.u.
  • 2. gjell. Copë mishi nga kjo pjesë e trupit të kafshëve. Gjoks i mbushur. Gjoks qengji.
  • 3. Gjinjtë, sisët; bised. gji. Me gjoks të hedhur. E ka gjoksin dërrasë. I jep gjoks fëmijës.
  • 4. fig. Kraharori, ku ndodhet zemra si simbol i ndjenjave të njeriut.
  • Me gjoks
  • a) duke vënë të gjitha forcat, pa u kursyer;
  • b) duke qëndruar me vendosmëri, në mënyrë të vendosur, vendosmërisht. Gjoks për (me) gjoks duke u ndeshur shumë afër e drejtpërdrejt; trup me trup. Çan me gjoks ecën përpara duke përballuar e kapërcyer me guxim çdo pengesë e vështirësi. I vuri gjoksin (krahët, shpatullat) vuri të gjitha forcat për të përballuar një punë, punoi e u përpoq me të gjitha forcat për t'ia dalë mbanë diçkaje. Me gjoks të hapur shih te HAPUR (i,e). Me gjoks hapur shih te HAPUR. Hap gjoksin shih te HAP. I nxori (i tregoi) gjoksin dikujt i doli ballë për ballë pa frikë dikujt, hyri në përleshje me dikë me guxim e pa u sprapsur. Rreh gjoksin (kraharorin) shih te RRAH. E shtyn me gjoks një punë ia del në krye me përpjekje e me këmbëngulje një pune të vështirë. I bie gjoksit me grushte e pranon përpara të tjerëve se është fajtor për diçka; pendohet për një faj a gabim të rëndë që ka bërë. I hidhet (i hov) gjoksi (zemra) përpjetë shih te HIDHEM. E ka gjoksin të gjerë është zemërgjerë, i duron shumë të tjerët. I ka vënë shkelmin (këmbën, duart) në gjoks (në fyt, në grykë) dikujt shih te SHKELM,~I.
  NODES
eth 2