Wikipedia ka një artikull për fjalën:

gjysmë f.

  1. Çdonjëra nga dy pjesët e barabarta ose afërsisht të barabarta, në të cilat ndahet diçka a një sasi; njëra pjesë e diçkaje a e një sasie të ndarë në mes a përgjysmë; një e dyta. Gjysma e bukës (e mollës). Gjysma e klasës (e nxënësve, e njerëzve). Gjysmë kilogrami (metri). Gjysma e peshës (e sipërfaqes, e vëllimit). Gjysma e orës. Gjysma e rrethit. Gjysma e vitit (e shekullit, e muajit). Gjysma e çmimit. Gjysmë leku. Gjysma e jetës. Në gjysmën e parë të vitit (të muajit, të ditës). Gjysma e parë (e dytë) e lojës. Një kilogram e gjysmë. Një orë e gjysmë. Në orën dy e gjysmë. Ndaj në dy gjysma. I heq (i marr, i pres) gjysmën. I jap gjysmën. I takon gjysma. Bëj gjysmën e rrugës (e punës). Ka kaluar gjysma. Fillimi i mbarë është gjysma e punës. fj. u.
  2. bised. Kufiri ku ndahet diçka e tërë në dy pjesë të barabarta, mesi i diçkaje a i një periudhe kohe. Në gjysmë deri në mes; përgjysmë. Në gjysmë të rrugës. Në gjysmë të vitit (të shekullit). Këtu është (i bie) gjysma. I vjen deri në gjysmë. E lë në gjysmë edhe fig. Nuk e zuri gjysma e muajit. Jam aty nga gjysma.
  3. zakon. Copa të plota shualli ose gome që u vihen tabanëve të këpucëve, kur i ndreqim. U vë (u shtie, u hedh) gjysma këpucëve.
  4. bised. Këpucë të zakonshme pa qafa. Bleva një palë gjysma.
  5. vjet. Gjysmare. Mat me gjysmë.
  6. bised. Shami koke për gra në trajtën e një katërkëndëshi.
  7. përd. ndajf. Në një farë mase, jo plotësisht, jo i tërë ose deri në fund; përgjysmë. Gjysmë i hapur (i mbyllur). Gjysmë i gatshëm (i përgatitur). Gjysmë i zhveshur. Gjysmë i fjetur (i dehur). Gjysmë i egër. Gjysmë i leshtë (i mëndafshtë, i pambuktë). Gjysmë i mekanizuar. Gjysmë me shaka. Gjysmë me të qeshur.
  8. përd. ndajf. Përgjysmë, në njërën nga dy pjesët e barabarta (zakonisht e përsëritur). Gjysma lesh, gjysma pambuk. Gjysma ujë, gjysma verë. Gjysma e zezë, gjysma e bardhë.
  • Gjysmë për gjysmë
  • a) në gjysmën e sasisë, të vëllimit, të kohës etj.; sa gjysma, përgjysmë;
  • b) në dy pjesë të barabarta për secilin, përgjysmë. Një djall (një dreq) e gjysmë thjeshtligj. shih te DJALL, ~I. Me gjysmë fjale shih te FJAL/Ë,~A. Me gjysmë fryme gati si i vdekur. Me gjysmë goje
  • a) jo me gjithë zemër, sa për të mos thënë «jo»;
  • b) pa qenë i bindur plotësisht, jo me siguri, si me dyshim, me druajtje, me gjysmë zëri. Me gjysmë hapi ngadalë; në mënyrë të pasigurt. Gjysma e së keqes nuk është një e keqe edhe aq e madhe, nuk është a nuk del edhe aq keq. Me gjysmë shpirti shumë i dobët, sa mezi mbahet në këmbë. Me gjysmë zemre jo me dëshirë, pa qejf. Me gjysmë zëri me druajtje a jo me siguri. Ka ngrënë me gjysmë luge iron. shih te LUG/Ë,~A. Është (e bën) me gjysmë mendjeje nuk është i vendosur plotësisht, është i lëkundur, është mëdyshas. Është bërë (u bë) gjysmë njeriu
  • a) është dobësuar shumë, është tretur e ka mbetur fare pa fuqi;
  • b) është i metë nga mendja. Ishte me gjysmë opinge shih tek OPING/Ë,~A. Hëngri (i dhanë, mori) gjysmën e lekut përçm. shih te LEK,~U. Nuk tha asnjë gjysmë fjale nuk foli fare.

gjysmë- fjalëform.

Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimet:

  • 1. Gjysma e diçkaje; p.sh. gjysmëfushë, gjysmëhënë, gjysmëlëmsh, gjysmërreth, gjysmërruzull, gjysmëkupëz, gjysmëshekull etj.
  • 2. Përgjysmë; në një farë mase, jo plotësisht, jo deri në fund; p.sh. gjysmacid, gjysmëbujqësor, gjysmëdiplomatik, gjysmëfitore, gjysmëlakuriq, gjysmëmalor etj.
  NODES
eth 4