GRIP I m. mjek.

Sëmundje ngjitëse, që shkaktohet nga një virus, që shfaqet me pezmatim të organeve të frymëmarrjes, me ethe, me dobësi të përgjithshme trupore etj. dhe që përhapet zakonisht si epidemi. Grip i fortë (i rëndë). Gripi spanjoll. Vaksinë kundër gripit. Ka grip. Është me grip. E zuri gripi. Ruhuni nga gripi!


GRIP II m.

Pëllumb i bardhë me pika të zeza.

  NODES