IMAZH m. libr.

  • 1. Figurë e riprodhuar e një sendi, që del nga pasqyrimi i tij në një sipërfaqe të lëmuar a të ndritshme; shëmbëlltyrë. Imazh i qartë (i shtrembëruar, i zmadhuar). Formohet një imazh.
  • 2. Pamje, figurë a shëmbëlltyrë e një njeriu, e një sendi, e një dukurie etj., që riprodhohet në mendjen tonë në bazë të perceptimeve dhe të përshtypjeve të mëparshme pa qenë aty vetë ky njeri, ky send, kjo dukuri etj.; përfytyrim a riprodhim besnik ose shumë i përafërt i dikujt a i diçkaje; pamje që na sjell diçka parasysh; pamje, figurë që mishëron diçka. Imazh i gëzueshëm (tronditës). Imazhi i fshatit (i qytetit, i vendlindjes). Imazhi i djalit (i vajzës, i nënës). Imazhi i trimërisë (i luftës, i mjerimit). Imazhi i vdekjes. Iu shfaq (i doli) një imazh.
  • 3. let. Figurë artistike që ndërtohet me alegori, me metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike (realiste, poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe. Jepet nëpërmjet imazhesh.
  NODES