kafshoj
KAFSHOJ kal.
- 1. Ia ngul dhëmbët dikujt a diçkaje për t'i hequr një copë, e kap dhe e copëtoj me dhëmbë; e kap dhe e shtrëngoj fort me dhëmbë dhe i shkaktoj dhembje; e kap, e shtrëngon a e copëton me dhëmbë, me sqep etj. (për kafshët, shpendët etj.). Kafshoj mollën (bukë). Kafshoi gishtin (buzën, gjuhën). I kafshoi dorën. E kafshoi qelli në këmbë. Kafshoj me dhëmbë. E kafshoi me sqep.
- 2. vet. veta III. Të pickon me thimth dhe të helmon, të thumbon (për bletën, grerëzën, gjarprin etj.). E kafshoi gjarpri (nepërka). E kafshoi grerëza (bleta).
- 3. vet. veta III. I bie grepit (për peshkun). Kafshoi grepin (peshku).
- 4. edhe jokal. vet. veta III bised. Prek, zë; godit. Kazma kafshoi në hekur.
- 5. fig. E bëj dikë të vuajë, i shkaktoj dhembje.
- Kafshoi (hëngri) buzët me dhëmbë u pendua për atë që tha ose që bëri. Kafshoi (hëngri) dhe (botë) përçm. shih te HA. Kafshoi (zuri, hëngri) gjuhën shih te GJUH/Ë,~A. Qeni që leh nuk kafshon fj. u. ai që të kërcënon shumë nuk është aq i rrezikshëm sa tregohet.