kalit
KALIT kal.
- 1. E bëj më të fortë e më të qëndrueshëm një metal, një vegël të metaltë etj., duke e nxehur shumë dhe duke e futur menjëherë në ujë të ftohtë; i jap ujë një metali ose një vegle prej metali. Kalit çelikun. Kalit sëpatën (sqeparin).
- 2. Mpreh kosën duke e rrahur me çekan mbi kudhër, cokat. Kalit kosën. Nuk e ka kalitur mirë.
- 3. Mpreh gurin e mullirit, duke e kepur me çekan.
- 4. fig. E bëj më të fortë dikë, duke e stërvitur e duke e vënë që të punojë në kushte të vështira, e forcoj; e edukoj mirë që të jetë në gjendje të përballojë çdo të papritur e vështirësi, çdo ndikim të huaj etj.; çelikos. Kalit trupin (shëndetin). Kalit ndërgjegjen (vullnetin). Kalit ndjenjën e përgjegjësisë. Aksionet e kalitin rininë.