KANAL m.

  • 1. Hendek i thellë e i gjerë, që është hapur për të ujitur, për të kulluar tokat, për të mbledhur ujërat etj.; shtrat i gjerë që është hapur për të lidhur dy lumenj ose dy dete. Kanal ujitës (kullues, ujëmbledhës). Kanal i lundrueshëm. Kanal nëntokësor rrjedhë uji nën tokë ose hapësirë ku kalon nafta, gazi etj. Kanal shkarkimi. Kanalet e rrugës. Kanali i ujërave të zeza. Kanali Peqin-Kavajë. Kanali i Suezit. Kapërceu kanalin. Pastruan kanalin. Ra në kanal.
  • 2. anat. Pjesë e një organi, në trajtë gypi të ngushtë me dredha, ku zakonisht kalojnë lëndë të ndryshme në organizëm. Kanali i ushqimit. Kanali i jashtëqitjes. Kanalet e lotëve. Kanali i tëmthit. Kanali i veshit. Ngushtimi i kanalit.
  • 3. tek. Gyp nëpër të cilin kalon një lëng ose gaz; vijë e thelluar, në trajtë lugu, në sipërfaqen e ndonjë vegle a pjese të një mekanizmi; vjaskë. Kanali i tytës. Kanal ajrimi. Kanali i shënjestrës. Kanalet e kundërvidhës. Pastrimi i kanalit.
  • 4. gjeogr. Pjesë e ngushtë në det midis dy brigjeve të afërta. Kanali i Korfuzit. Kanali i Otrantos.
  • 5. rad., televiz. Stacion; program që jepet me valë të veçanta. Kanali i parë (i dytë).
  • 6. fig. Rrugë nëpërmjet së cilës plotësojmë një detyrë a kryejmë një punë, ia arrijmë një qëllimi ose lidhemi me dikë. Kanal diplomatik (zyrtar). Kanal i fshehtë. Kanalet e bashkëpunimit. Nëpërmjet kanalit...
  • Miu i kanaleve (të zeza) zool. shih te MI,~U2.
  NODES