KOPIL m.

  • 1. vjet. Fëmijë mashkull i lindur jashtë martese. Bëri (lindi) kopil.
  • 2. vjet. Shërbyes për punë të rënda, të shtëpisë në familjet e të pasurve, shërbëtor. Punonte si kopil.
  • 3. thjeshtligj. Njeri i zgjuar e dinak, njeri finok, shejtan. Kopil i madh. S'ia hodhi dot atij kopilit. Çfarë kopili!
  • 4. Filiz i ri që nxjerr bima në rrënjë, në trung a në degë, i cili nuk prodhon dhe e pengon zhvillimin e bimës. Kopilë misri (duhani). Pres (krasit) kopilët e rrushit.
  • Çelës kopil çelës që mund të hapë shumë dyer. Ja la kopilin (doçin, dobiçin) në derë (në prehër) thjeshtligj. ia veshi, ia ngarkoi fajin a gabimin dikujt tjetër, e bëri turpin vetë e ia la një tjetri. Ta vë (ta hedh) kopilin (dobiçin) në prehër thjeshtligj. është i tillë që fajin e vet ia hedh tjetrit.

KOPIL mb.

  • 1. vjet. Që ka lindur jashtë martese (për fëmijët). Fëmijë (djalë) kopil. Vajzë kopile.
  • 2. bised. I zgjuar e dinak, finok, shejtan. Djalë kopil.
  • 3. Që ka dalë në rrënjët, në trung a në degë të një bime, nuk prodhon dhe pengon zhvillimin e bimës. Filiz kopil. Degë kopile.
  NODES
eth 2