KRAHAROR m.

  • 1. Pjesë e përparme e trupit të njeriut dhe të kafshëve nga qafa deri te barku; pjesa e trupit ku janë vendosur mushkëritë dhe zemra; gjoks. Me kraharor të gjerë (të ngushtë). Hapësira e kraharorit. Kafazi i kraharorit. anat. Dërrasa e kraharorit. U plagos në kraharor. I ra në kraharor. Më dhemb kraharori. I mbështeti kokën në kraharor.
  • 2. bised. Gjoksi i vajzave të rritura dhe i grave me organet e qumështit; gji, sisë. I hoqi (i ndau) fëmijës kraharorin. E vuri (e mban) në kraharor.
  • 3. fig. Ndjenja të zemrës, zemër. Pres me kraharor të hapur. M'u dogj kraharori. E mbaj (e ruaj) në kraharor.
  • Rreh kraharorin (gjoksin) shih te RRAH.
  NODES
eth 2