MARRË m.

  • 1. Ai që vuan nga çrregullime të rënda psikike, i sëmurë psikik; i çmendur; i shkalluar.
  • 2. Budalla. Ka të marrë dhe të urtë. Një i marrë hedh një gur në pus, njëqind të mençur s'e nxjerrin dot. fj. u.


MARRË mb.

  • 1. Që vuan nga çrregullime të rënda psikike; që ka luajtur nga mendtë, i çmendur; i shkalluar. Njeri i marrë. U bë si i marrë.
  • 2. Që vepron pa mend në kokë, që sillet ose flet pa arsye të shëndoshë; kokëkrisur; që bën si i tërbuar. Trim i marrë njeri me guxim të tepruar që hidhet në rreziqe pa menduar thellë.
  • 3. Që është në kundërshtim të plotë me gjykimin e shëndoshë, që është krejt i pamenduar, i papeshuar ose i papërmbajtur. Vendim i marrë. Përpjekje e marrë. Plane të marra.
  • 4. Budalla. Nuk është aq i marrë sa duket.
  • 5. I fortë, i tërbuar (për erën etj.). Erë e marrë.
  NODES
eth 2