MATEM vetv.

  • 1. Mat gjatësinë e trupit tim me metër a me diçka tjetër; mat gjatësinë e trupit tim me atë të dikujt tjetër duke qëndruar pranë tij. Matem e peshohem. U matën bashkë.
  • 2. fig. Ndeshem a mundem me dikë për të provuar kush është më i fortë a më i zoti; hahem me një tjetër e përpiqem ta përballoj a t'ia kaloj; ndeshem në luftë me një armik. U matën në shah. Matet edhe me më të mirët. S'matet dot me atë nuk e përballon dot atë, nuk ia del dot atij (se është më i fortë, më i zoti etj.). Me armiqtë jemi matur e do të matemi gjithmonë.
  • 3. Bëhem gati të veproj ose të them diçka, po përmbahem a ngurroj; kam ndërmend të bëj diçka, mendoj, gatitem; i kërcënohem dikujt (me fjalë, me grushte etj.); bëhem gati t'i bie dikujt; bëj sikur do t'i bie. Matem t'i flas (t'i shkruaj). U mat disa herë, por nuk u nis. Mateshin t'i shkonin në shtëpi. Iu mat t'i binte (ta qëllonte). Iu mat me pëllëmbë. Më mirë t'i biesh se t'i matesh. fj. u. Po matet të bjerë shi. pavet.
  • 4. Mendohem mirë para se të marr një vendim, para se të bëj një veprim ose para se të them një fjalë, i peshoj mirë fjalët a veprimet; kam kujdes. Matu mirë kur flet! Matu dhjetë herë e vepro një herë! fj. u.
  • 5. Pës. e MAT.
  • Matu në derë! mospërf. shih te DER/Ë,~A. Matet me hijen (me diellin) e mëngjesit (e mbrëmjes) keq. shih te MËNGJES,~I. Matu me hijen tënde! shih te HIJ/E,~A. Matet me hijen e vet shih te HIJ/E,~A.


MATEM m. fet.

  • Agjërimi i bektashinjve që zgjat dhjetë ditë (në vendet ku vepron bektashizmi). Ditën e dhjetë çelej matemi.
  NODES
eth 2