OFENSIVË f.

  • 1. usht. Lloj i luftimit mësymës që bëhet nga njësitë e mëdha luftarake në një hapësirë të gjerë dhe që zhvillohet me disa beteja; mësymje. Ofensivë ushtarake. Ofensivë e përgjithshme (e madhe). Nisën (filluan) ofensivën. Kaluan në ofensivë.
  • 2. fig. Sulm i madh që bëhet mbi dikë a mbi diçka, goditje me vrull e me synime të mëdha; futje e dyndje e madhe e diçkaje. Ofensiva e kapitalit të huaj në vendet revizioniste. Kalojnë (hidhen) në ofensivë.
  NODES