organik
ORGANIK I mb.
- 1. Që ka të bëjë me organizmat e gjallë, i organizmave të gjallë; që karakterizon qeniet e gjalla, i gjallë; që bëhet a që formohet prej qenieve të gjalla. Qenie organike. Lëndë (materie) organike. Bota (natyra) organike. Limfë organike. Acidet organike.
- 2. Që është formuar nga mbeturinat dhe nga kalbëzimi i bimëve a i kafshëve; që është formuar nga jashtëqitjet e kafshëve. Plehu organik. Lëndët organike.
- Kimia organike pjesë e kimisë, që studion bashkimet e karbonit me elemente të tjera si në organizmat e gjallë.
ORGANIK II mb.
- 1. Që ka të bëjë me një organ të trupit të njeriut ose të kafshës; që ka të bëjë me ndërtimin e brendshëm të një organi. Sëmundjet organike. Ndijimet organike. Cenet organike të zemrës.
- 2. fig. Që ka të bëjë me ndërtimin e brendshëm a me thelbin e diçkaje, me vetë natyrën e saj, i brendshëm; që përbëhet nga pjesë të lidhura shumë ngushtë, mirë e bukur ndërmjet tyre, i gërshetuar në mënyrë të natyrshme. Lidhje organike. Gërshetim (ndërtim, unitet) organik. Në mënyrë organike. U bë pjesë organike e diçkaje.