PARË m.

  • 1. Ai që është në krye të një pune, të një veprimtarie a të një grupi njerëzish; ai që udhëheq a drejton një punë. I pari i shtëpisë (i fisit, i fshatit). I pari i valles. Kë keni të parë këtu! Ku ka shumë të parë, puna s'ecën mbarë. fj. u.
  • 2. Ai që ka arritjet më të mira në një punë a që del në krye të një gare; ai që është më i zoti, më i aftë se të tjerët. I pari i klasës.
  • 3. vet. ~Ë, ~ËT(të). Stërgjyshërit, brezat më të vjetër. Të parët tonë. Zakonet e të parëve. Na e kanë lënë të parët.
  • 4. vet. ~Ë, ~ËT (të) vjet. Krerët e vendit, parësia. Të parët e vendit.
  • Nuk e pa i pari të dytin ikën me vrap në rrëmujë të madhe e në panik. Nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin është rrëmujë e madhe, s'e njeh qeni të zotin.
  NODES
eth 2