PARTI I f.

  • 1. Organizatë politike e një klase a e një shtrese shoqërore të caktuar, që ka programin e statutin e vet dhe që lufton për të mbrojtur interesat e klasës a të shtresës shoqërore, së cilës i përket. Parti politike. Parti borgjeze. Parti demokratike (konservatore, republikane). Parti fashiste. Parti revizioniste. Kongresi i partisë.
  • 2. Reparti pararojë dhe i organizuar i klasës punëtore, që e udhëheq atë drejt fitores së revolucionit proletar dhe për ndërtimin e shoqërisë socialiste e komuniste, që ka në themel të të gjithë veprimtarisë së saj idetë e marksizmit. Parti komuniste. Parti marksiste. Parti e tipit të ri.
  • 3. vjet. Grup njerëzish që i bashkon përkohësisht një qëllim i caktuar; palë; secili nga grupet që marrin pjesë në një lojë. U ndanë dy partish. Partia e parë mundi të dytën.


PARTI II f.

  • Pjesë a sasi e madhe mallrash ose lëndësh që çohen së bashku diku. Parti malli. Parti leshi (pambuku, lëkure). Shitja e partisë së parë.
  • Parti dyfishe fin. mënyrë regjistrimi, sipas së cilës çdo shumë që shënohet në dobi të një llogarie ose të disa llogarive, shënohet njëkohësisht edhe në kredi të një llogarie tjetër ose të disa llogarive të tjera.
  NODES
eth 2