PASARDHËS m.

  • 1. zakon. Njerëzit e një gjaku që kanë lindur prej brezave të mëparshëm a prej të parëve të përbashkët, nipërit e stërnipërit; brezat e mëvonshëm që jetojnë në vendin e të mëparshmëve; kund. paraardhësit. Pasardhësit tanë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.
  • 2. Ai që vijon punën e dikujt në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore; ai që ndjek rrugën a traditat e dikujt në një fushë, vazhdues a pasues i dikujt; kund. paraardhës. Pasardhësit e rilindësve.
  • 3. Ai që zë vendin e një tjetri në një punë, në një detyrë etj.
  • 4. bised. Fëmija, i biri; trashëgimtari. La dy pasardhës. Nuk la pasardhës.


PASARDHËS mb.

  • 1. Që vjen menjëherë pas një tjetri në kohë ose në radhë, që ndjek një tjetër, i mëpasëm, pasues; kund. paraardhës. Muaji (viti) pasardhës. Ndërresa pasardhëse.
  • 2. bujq. Që mbillet menjëherë pas një bime tjetër; kund. paraardhës. Bimë pasardhëse.
  NODES
eth 2