PENSION m.

  • 1. Gjendja e një njeriu që ka plotësuar moshën e vjetërsinë në punë sipas ligjit ose është i sëmurë rëndë dhe ka dalë nga puna me të drejtën e një page të caktuar mujore. Doli në pension.
  • 2. Pagesa mujore që merr një njeri i tillë; rrogë që dikush i lidh një tjetri, pasi i ka plotësuar kushtet e kërkuara a i ka kryer atij një punë. Pension familjar pension që i lidhet ndonjërit prej pjesëtarëve të familjes për dikë që ka vdekur, që është vrarë etj. Pension i pjesshëm pension jo i plotë, që i jepet dikujt që ka plotësuar moshën, por jo vjetërsinë në punë. Pension pleqërie. Pension invaliditeti. Pension për kooperativistit. Merr (përfiton) pension. I lidhi një pension.
  • 3. Shtëpi a hotel i vogël privat, ku mund të lihet e të hahet kundrejt një pagese më të ulët se sa në hotelet e zakonshme.
  NODES
languages 1
OOP 1
os 3