PERËNDIM m.

  • 1. Ulja e Diellit ose e ndonjë trupi tjetër qiellor poshtë vijës së dukshme të horizontit në anën e kundërt të lindjes; pamja e natyrës dhe drita kur perëndon dielli; koha kur perëndon dielli. Perëndim i bukur (i mrekullueshëm, magjepsës) i diellit. Para (pas) perëndimit të diellit. Në perëndim të diellit.
  • 2. Pika e horizontit nga perëndon dielli, ana që është në të majtë kur kthehemi me fytyrë nga veriu, drejtimi i përkundërt me lindjen; vend (pjesë e një shteti a kontinenti, krahinë a tërësi krahinash, zonë) që ndodhet në anën nga perëndon dielli. Në perëndim të qytetit (të fshatit, të vendit). Me dritare nga perëndimi. Era e perëndimit. Sheh nga perëndimi. Fryn nga perëndimi. Shkonin drejt perëndimit.
  • 3. Vendet a shtetet kapitaliste të Evropës Perëndimore si dhe të Amerikës. Monopolistët e perëndimit. Shthurja (degjenerimi) në perëndim.
  • 4. fig. Fundi i dikujt a i diçkaje, mbarim; rënie nga fuqia, nga gjendja e mirë etj. vdekja e dikujt a zhdukja e diçkaje. Perëndimi i botës së vjetër. Perëndimi i sistemit feudal. Perëndimi i mitit të pathyeshmërisë së ushtrisë gjermane.
  NODES
eth 2