POLITIK mb.

1. Që ka të bëjë me politikën, i politikës; që shpreh një politikë të caktuar dhe e mbron atë; që bën një politikë të caktuar dhe i shërben asaj; që bëhet në fushën e politikës, sipas një politike. Luftë (veprimtari) politike. Revolucion politik. Parti (rrymë, udhëheqje) politike. Forca (qarqe) politike. Vijë (platformë, pikëpamje) politike. Programi politik. Mendimi politik. Kërkesa politike. Barazi politike. Fitore politike. Lëshime politike. Nga pikëpamja politike. Në fushën politike.

2. Që lidhet me jetën shoqërore e shtetërore, të brendshme e ndërkombëtare. Jeta politike. Probleme (çështje) politike. Gjendja politike. Rrethanat (kushtet) politike.

3. Që ka të bëjë me rendin ekonomik e shoqëror të një vendi, që lidhet me shtetin e me ndarjet e tij administrative e tokësore; që ka të bëjë me drejtimin e me organizimin e pushtetit shtetëror në një vend; shtetëror. Regjim (sundim, drejtim) politik. Kufijtë politikë. Pavarësi (autonomi) politike. Krizë politike. Formë politike e qeverisjes. Baza politike e pushtetit shtetëror. Hartë politike. Gjeografia politike.

4. Që lidhet me veprimtarinë e dikujt në çështjet e politikës, të pushtetit shtetëror e të mbrojtjes së interesave klasore; që bëhet për çështje të politikës. I mërguar politik. I arratisur politik. I burgosur politik. Burg politik burg për të burgosur politikë. Strehim politik. Faje politike. Veçimi (izolimi) politik i kulakëve.

5. Që përmban e trajton çështje të politikës, të ideologjisë e të edukimit. Letërsi politike. Libri (shtypi) politik. Shkrime politike. Grafikë politike. Parodi (satirë, komedi) politike. Kënga politike.

  • Ekonomia politike shih tek EKONOMI,~A 4.
  NODES
admin 1