POSTË I f.

1. Institucion zyrtar, që merret me dërgimin e letrave, të gazetave e të revistave, të pakove, të të hollave etj. nga një vend në një tjetër dhe me shpërndarjen e tyre; ndërtesa e këtij institucioni. Posta qendrore. Posta dhe telegrafi. Posta e qytetit (e lagjes). Zyrat e postës. Nëpunësit e postës. E dërgoi me postë.

2. Dërgesa (letrat, pakot etj.) që çohet a shpërndahet nëpërmjet këtij institucioni; tërësia e letrave, e pakove etj. që shpërndahen njëherësh, dërgesa e radhës. Postë e shpejtë. Postë ajrore. Posta e parë. Posta e mbrëmjes. Pullë poste. Shpërndarësit e postës. Kutia e postës. Çon (merr) postën. Erdhi posta.

  • Iu qep (iu ngjit, iu bë) si pullë poste dikujt shih te PULL/Ë, ~A.


POSTË II f. usht.

Vend i posaçëm ku qëndron një njësi e vogël ushtarake, që është caktuar për të vëzhguar dhe për të ruajtur; ushtarakët e kësaj njësie; ndërtesa ku banojnë ata. Postë kufitare (ushtarake). Postë e fortifikuar. Postë policie. Postë vrojtimi (vëzhgimi). Komandanti i postës. Vendosën një postë të re. Sulmuan (shkatërruan) një postë armike. E çuan në postë.

  NODES
eth 2