PYKË f.

1. Copë prej druri a metali, e ngushtë dhe e mprehtë nga njëra anë, që futet në plasën e një trungu dhe goditet nga sipër për ta çarë më lehtë. Pykë druri (hekuri). I ra pykës. E çau me pykë.

2. usht. Pjesë trupash që ka çarë forcat e armikut dhe ka hyrë në thellësi të pozicioneve të tij.

3. fig. Grindje e përçarje. Fuste pyka.

4. fig. mospërf. Njeri shumë i trashë nga mendja; ai që s'ka mësuar fare; kërcu, gdhe. Ishte pykë fare.

  • Ra (mbeti) pykë ra ngushtë, është në një gjendje të vështirë, nga e cila nuk del dot. Futet (hyn) si pykë futet atje ku nuk duhet, fut hundët edhe aty ku nuk i takon. S'ha (s'merr) pykë (të gdhendur) shih te HA. Ishte pykë në diell ishte shumë i varfër, kishte mbetur trokë. E la (e rrëzoi) pykë e la në vend me një të goditur, e la të vdekur në vend. E vuri në pyka dikë e talli, e vuri në lojë. Çan dërrasa pa pykë shih te ÇAJ. Është pykë nga veshët është shurdh, nuk dëgjon fare nga veshët. Pyka shtyhet (nxirret) me pykë [pykën e shtyn (e nxjerr) pyka] fj.u. thuhet kur dikush duhet kundërshtuar, luftuar a zhdukur me të njëjtat mjete që ka përdorur edhe ai vetë. Shkojnë mykë e pykë shih te MYK/Ë,~A.
  NODES
languages 1
os 1