RREZIK m.

  • 1. Gjendje e vështirë, në të cilën dikujt a diçkaje mund t'i ndodhë një fatkeqësi, një dëm i madh a një e keqe tjetër, mundësia e një të keqeje të menjëhershme që kërcënon dikë a diçka. Rrezik i madh. Rrezik i vërtetë (i mundshëm). Rrezik vdekjeje. Rrezik zjarri. Rreziku i luftës (i agresionit). Përballë rrezikut. Punë (jetë) me rreziqe. Me rrezik koke i tillë sa që dikush mund të humbasë jetën. Në çaste rreziku. Është në rrezik. Është jashtë çdo rreziku. E kam në rrezik diçka. E kërcënon një rrezik. E shpëtoi nga rreziku. E kaloi (e kapërceu, e hodhi) rrezikun. E përbuz rrezikun. I shmangem (i largohem, i iki) rrezikut. Doli nga rreziku. S'e merr në sy rrezikun. Nuk i trembet rrezikut. E vuri në rrezik e rrezikoi. Ka rrezik të... mund të ngjasë, mund të ndodhë (për diçka me pasoja të këqija). Miku njihet në rrezik. fj. u. Mendja e madhe - rreziku i vetes. fj. u.
  • 2. Diçka që mund t'u sjellë një dëm, një humbje a një të keqe të madhe të tjerëve, burimi a shkaku i një të keqeje të mundshme e kërcënuese. Rreziku kryesor (numër një). Rreziqet e punës (e detit, e rrugës). Rreziku i djathtë (i majtë) shmangia nga vija e drejtë politike më të djathtë (më të majtë). Përbën (paraqit) rrezik për të tjerët. Është bërë rrezik për dikë a për diçka. Mbetet rreziku kryesor. Mbrohem nga rreziqet.
  • 3. bised. Fatkeqësi ose një e keqe e madhe, që i ndodh dikujt. Rreziku i zi. I ndodhi (e gjeti, i ra) një rrezik. Pati një rrezik. E zuri rreziku.
  • 4. bised. Rrezikzi.
  • I bie kambanës së rrezikut libr. jap kushtrimin; tërheq vëmendjen e të tjerëve për një të keqe të madhe që na kanoset.
  NODES
languages 1
os 2